Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: Qytetarët duhet të votojnë pa presion

11 Tetor 2021, 17:33Politika TEMA
Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim:

Ambasadorja Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR për shkeljet e konstatuara gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Rekomandimi i katërt i raportit të OSBE/ODIHR ka të bëjë me faktin që Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve dhe se institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Kim shkruan se autoritetet duhet të veprojnë mbi këtë rekomandim pasi e drejta e qytetarëve për të votuar të lirë është baza e demokracisë.

“Ne nxisim autoritetet të veprojnë mbi këtë & rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar të lirë – pa frikë, presion apo tërheqje të paligjshme – është baza e demokracisë”, shkruan Yuri Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje