Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Diskutuam për bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare

11 Tetor 2021, 17:45Politika TEMA
Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Diskutuam

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare ishin ndër çështjet që u diskutuan mes tyre.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë.

Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

4 komente në “Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Diskutuam për bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare”

  1. Drini says:

    Burri me letra i Dalines thote qe kane diskutuar per kufinjte me GB.

  2. Sqepari says:

    Cfare ju thate per ate qendren e emigrantve, do i mbledhin te gjithe ketu apo Jo?

  3. Avni says:

    Po po per krimin, pas 6 muajsh kamp per refugjatet qe nuk pranon Britania. Tallni bythen. Mire beni. A ta qi me gruan Shefi u Blendi?

  4. PO , PO says:

    Jo more Cuci , nuk te beson njeri per keto qe thua . Zonja engleze ka ardhur te te bejem presion per te ngritur nje kamp per refugjatet qe debon shteti i saj . Per kete problem buciten medjet para disa ditesh , kurse juve e pergenjeshtruat njoftimin e medias angleze . Kjo eshte e verteta , por mbahu ni si burrat Ti dhe Edi Rama se englezet jane teoper te ndyre . Vete mediat perendimore e kane thene vite e vite me pare qe , ” Ne se amerikanet Enver Hoxha nuk i do , englezet i urren . . . ” – Keto jane trashegimi me vlere qe historia na i percjell !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje