FOTOT/ Fjodora Fjora: Kur birësova djalin si nënë e vetme, u përballa me paragjykime

13 Tetor 2021, 10:34Lifestyle TEMA
FOTOT/ Fjodora Fjora: Kur birësova djalin si nënë e vetme, u

Gazetarja Fjodora Fjora , e cila është një nënë e vetme, tregon se në fillim kur vendosi që të birësojë djalin e saj iu desh të përballej edhe me paragjykimet e shoqërisë.

Ajo që Fjora theksoi është se nuk është kundër martesës, por shtoi se nuk duhet gjykuar mënyra sesi dikush vendos të krijojë familje nga rrethanat që i vijnë gjatë jetës.

“Kur vendosa të kem një fëmijë të birësuar, unë mora edhe leje lindjeje.

Unë vendosa që të birësoja një fëmijë.

Në atë kohë sapo kishte kaluar ligji për birësime nga prindër të vetëm.

Nuk e pata të thjeshtë, vuajta dhe pjesën e fjalëve.

Nuk kam hequr dorë së kërkuari dikë që më do e ta dua.

Nuk jam kundër martesës, të gjithë miqtë e mi janë martuar”, tha ajo.

4 komente në “FOTOT/ Fjodora Fjora: Kur birësova djalin si nënë e vetme, u përballa me paragjykime”

  1. Sara says:

    problemi jot ishte qe ti gjete burre te martuar qe e re, e ai s’ia mbante te ndahej nga gruja

    1. Sara ,
      nuk paragjykohet dashuria .
      Kur e do dike thjeshte e do dhe pik
      me ose pa grua / apo burr
      Maredhenjet mes shqiptareve jane te komplikuara si vet njerzit aty.

  2. Igli says:

    Ty te lumte moj xhane.

    Ke bere gjene me te bukur ne jete. Po i jep dashuri, mbrojtje. lumturi dhe po i siguron te ardhmen nje femije qe nuk i dihet se si do ti shkonte jeta pa nje perkrahje. Ate qe nuk e bene prinderit e tij biologjik, po e ben ti.

    Ti je nje engjell qe e shpetove ate femije, duke i dhene jete nga jeta jote.

    Sikur bota te kishte me shume njerez si ty, e sigurte qe do te ishte me e bukur.

    Meriton respektin dhe nderimin me te madh Fjodora.

    Qielli, yjet apo zoti cfare do te themi apo besojme, qofshin perhere me ty.

  3. mbase e ka pas ndermend i shkreti burr,por s’ka mundur te merren vesh
    kur duhej ne te gazetareb e dashuru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje