Veliaj dhe vajza e ish-deputetit inspektojnë punimet në shkollën që do mbajë emrin “Bashkim Fino”

14 Tetor 2021, 14:30Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Megi Finon, vajzën e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga Covid-19 në muajin mars, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën që do mbajë emrin e tij.

Veliaj tha se shtatorin e ardhshëm shkolla do jetë gati për të pritur nxënësit e zonave përreth.

“Kjo do të jetë shkolla e re “Bashkim Fino”, e cila ka ecur jashtëzakonisht mirë me punimet pavarësisht shirave. Mezi pres që shtatorin tjetër të jetë pjesë e buqetës së 10 shkollave të fundit që do të hapen në Tiranë. Këtë vit të ri shkollor ne kemi hapur 10 shkolla, duke filluar nga shkollat në qendër të Tiranës, apo kopshti në ish-Bllok, deri tek shkollat në periferi që janë me një super-cilësi”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se tashmë fëmijët nuk do kenë nevojë të bëjnë shumë orë rrugë për të shkuar në shkollë, pasi do e kenë shumë afër dhe me kushte shumë të mira.

“Jam shumë krenar dhe mezi pres që shkolla e re “Bashkim Fino” të jetë realisht një mundësi dhe një oportunitet për fëmijët që ndoshta janë ndjerë të periferisë, sot s’ka më asnjë arsye. Mezi pres që ne të fillojmë një fushatë sensibilizimi gjatë gjithë këtij viti, duke filluar nga fëmijët që duan të transferohen nga shkollat në lagjet e tjera dhe të rrinë këtu në lagjen e tyre”, nënvizoi Veliaj.

Megi Fino, vajza e deputetit Bashkim Fino, tha se familja e saj ndihet krenare që një shkollë në kryeqytet do mbajë emrin e babait të saj.

“Jemi shumë të vlerësuar dhe shumë krenarë dhe falenderojmë shumë mikun tonë të veçantë Erionin. Është krenari jo vetëm sepse mban emrin e babait tim, por edhe për faktin që të bëhet një shkollë me të tilla standarde në këtë zonë”, pohoi Megi Fino.

Njësisë 2 në kryeqytet do i shtohet një kopsht dhe një shkollë e re 9-vjeçare e cila do jetë me një kapacitet për afro 1000 fëmijë. Shkolla që do mbajë emrin e Bashkim Finos po ngrihet në afërsi të Qytetit Studenti, në zonën e njohur si ish-“Kaldaja e vjetër”.

7 komente në “Veliaj dhe vajza e ish-deputetit inspektojnë punimet në shkollën që do mbajë emrin “Bashkim Fino””

  1. Taulant says:

    Paska shkolle me emrin e ketij super te korruptuari.
    Shqiperi sa poshte ke ren ?

  2. loni says:

    nuk ngeeli asnje institucion pa emra jevgjish ,dhe jevgj qe si kane dhene asnje gje vendit pervec se kane bere miliarda duke lene vendin ne regres.

  3. ilo says:

    Po cne emri i ktij jevgut ne shkolle. Ca kotributi ka ky per arsimin, apo varja si ne kohen e dulles.
    Po ikni ore nqs doni ta respektoni jevgun verini emrin e tij ne ndonje rruge a sokak gjirokastre po jo shkolle ne mes te Tiranes.
    Pastaj ai nuk beri ndonje heroizem, thjesht e mbyti covidi se ishte si voze djathi.
    Ore jane vete kto apo jo, po opozita e leshit, apo lyli po zihet me berishe gjaksorin.

  4. Tirona says:

    Me mire eshte qe te kemi nje parti qe drejtohet nga nje familje se sa nje parti qe drejtohet nga shume familje
    O bo PS parti qe eshte ne duart e shume familjeve qe para 90 jetonin neper provinca ndersa sot ndajne pushtetet me njeri tjetrin jo me merita profesionale (se po te kishin qene te afte Shqiperia nuk do te ishte ne kete gjendje katastrofike qe eshte sot edhe pse po kalohen 30 vjet qe jemi ne sistemin kapitalist) , por me orgji .

  5. Labi says:

    Nuk eshte cudi qe nje dite do shikojme dhe shkolle me emrin Erion Veliaj, ose Gaz Bardhi, pse ca ka bere Fino me shume se keta.

  6. Luli qe ta nguli says:

    O mortgage qe su bie thoshte teta ollga ,flite qe goca e fino derrkucit I ka premtuar valiant se dhe kur te vdesi ai do ti vej emrin erjon fiku ,kurvat ku ti keni majtas e djathtas

  7. spaku pordhacaku says:

    Keta duhen qerruar te gjithe…!!!po kush ta bej ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje