Covid-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit Ahmet Ceni

12 Tetor 2021, 17:20Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta parakohe profesori i ekonomisë dhe ish-zv.ministri, Ahmet Ceni.

Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, thotë se profesor Cenin e ndau nga jeta pikërisht Covid-19.

Ndërsa u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe familjarëve të profesorit, Bilali kujton dhe këshillat që ai i ka dhënë kur ajo ishte studente e tij.

“Covidi na mori edhe një tjetër. Sot u nda nga jeta Prof. Dr. Ahmet Ceni, një jetë në shërbim publik. U nda nga jeta një nga mentorët e mi. Ngushëllimet e para i shkojnë familjes dhe menjëherë mbrapa kolegëve, që sot u tronditëm dhe nuk e pranojmë dot që profesori nuk do të jetë më mes nesh.

Kur para 10 vitesh kalova asistente e tij në disiplinën e Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, e vetmja gjë që na lidhte ishte të qënurit nga Shkodra.

Prof. Ahmetin studentët e konsideronin strikt por me zemrën e madhe. Për të gjithë ne që e kishim shef, ishte mësues i vlerave akademike dhe parimeve etike të një profesionisti të rrallë. Çdo bisedë me të ishte e shoqëruar me këshilla që veç një prind mund tja japë fëmijës.

Vlerat e Prof. Ahmetit do mbeten gjithmonë me mua, ndershmëria, drejtësia dhe mirësia. Janë pikërisht njerëz si prof. Ahmeti, që më bëjnë të besoj se modele pozitive si ai përhapen si oksigjen tek njerëzit që ndërveprojnë me to. Do të jetosh në mendjen e zemrën time sa të jetoj!”– shkruan deputetja.

Ahmet Ceni ka qenë zv. ministër i Transportit dhe më pas i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

5 komente në “Covid-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit Ahmet Ceni”

  1. PO SI DUKET VAKSINEN NUK E KA BERE PROFESORI JOT MOJ SHKODRANE
    ME KENE SHKODRON ‘TE TONA I BON
    VETEM POLIC JO

  2. MAJAKOVSKI says:

    Profesor Ahmeti do te mbetet ne memorjen e studenteve si profesionist inteligjent dhe njeriu shpirtmire. R.I.P.

  3. Defrim Shkupi says:

    Ngushellime Familjes.Kam patur fatin ta njoh dhe te bashkepunoj me te.Ne rradhe te pare ishte Njeri .Ishte mik i mire.Perfekt ne profesionin e tij..I ndershem si rralle kush.U prehte ne paqe.I perjetshem Kujtimi i tij i Ndritur.

  4. specialisti says:

    Iku edhe nje njeri i mire.
    Kam pasur fatin te punoj me z.Ceni ne Ministrine e Transporteve.
    Njeri, specialist e organizator i afte.
    I pakorruptueshem.
    Respekte.
    Ngushellime familjes.
    Qofte i xhehnetit.

  5. Nandi says:

    E kam njohur profesorin qe nga vitet ..80, ishte djale i ri i shkelqyer ne sjellje e qe te impononte respekt, vertet kishe kenaqesi te bisedoje me te. Ngushellime familjes e prehte ne paqe shpirti i ketij njeriu te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje