Shefi i Pfizer vjen në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në një moment të vështirë

11 Tetor 2021, 11:51Sociale TEMA

Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka vizituar këtë të hënë Shqipërinë. Pasi pa nga afër vendin ku ruhen vaksinat në Shqipëri, së bashku me Kryeministrin Rama, ai vizitoi edhe qendrën e vaksinimit të ngritur në stadiumin Air Albania.

Kreu i qeverisë nuk kurseu mirënjohjen dhe falenderimet për Bourla-n, pasi tha se i hapi derën Shqipërisë në një moment të vështirë, ku vendi nuk e kishte të qartë perspektivën për vaksinimin.

“Shumë nderim që është bërë një mik i yni, mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë kur shkuam në Nju Jork në kushtet ku nuk kishim asnjë perspektivë të qartë pasi vendet e rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave. Folëm gjatë në Nju Jork, edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do zgjidhje na dha fjalën. 

Falë angazhimit të tij, ne filluam vaksinimin më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Dua që t’ia shpreh atij vetë në sy këtu, në shqip, atë që e kam shprehur në mënyrë të përsëritur, qoftë këtu, qoftë në takimet që kemi pasur, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, tha Rama.

2 komente në “Shefi i Pfizer vjen në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në një moment të vështirë”

  1. Fatos says:

    Bosi I vaksinave mban maskë… kjo vlen më shumë se fjalët.

    1. Julian Marko Ingolstadt Bayern says:

      O shoku , bosi i vaksines e ka te qarte qe jo nje e dy doza te besh por dhjte ne rjesht , maska eshte mask …..kete skuptojne ne Atdheun tone qe bera nje vizite dhe maska ishte prodhim ne kerkese ….ose te shikonin me percmim kur mbaje mask …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje