"Ka ardhur një pikë ku nuk mban më", Florjan Binaj fton qytetarët t'i bashkohen protestës para Kryeministrisë

11 Tetor 2021, 10:15Sociale TEMA

Sot pasdite në orën 17:00 do të zhvillohet para Kryeministrisë protesta e dytë kundër rritjes së çmimeve të produkteve në vendin tonë.

“Ka ardhur  në një pikë që nuk mban më. Të gjithë ne qytetarët pse duhet të paguajmë pasoja e qeverisjes së gabuar në këto 30 vite” thotë Florjan Binaj.

Aktori i njohur i humorit është angazhuar fort në këtë protestë për një arsye.

“Po ngremë zërin për ata që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin. Unë dal në protestë për shtresën e varfër që nuk ngre dot zërin.

Kur e bën gabimin qytetari e paguan qytetari kur bën gabim një qeveri e paguan prapë qytetari.  Kjo lloj padrejtësie ka ardhur një pikë që nuk mban më,” u shpreh Binaj.

“Duhet të jemi kritikë ndaj çdo qeverie“, thotë aktori i humorit.

Flori tha se në protestë morën pjesë qytetarë nga jashtë, për të ngritur zërin për personat që nuk kanë mundësi.

“Kanë ardhur qytetarë nga Anglia, Itali, Kosova në protestë për të ngritur zërin për ata që nuk kanë mundësinë.”

Aktori tha se protestës sot do t’i bashkohen edhe aktorët tjerë të  humorit.

Binaj ka një thirrje për të gjithë protestuesit sot, jo flamuj partiak.

Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak,” tha Binaj.

6 komente në ““Ka ardhur një pikë ku nuk mban më”, Florjan Binaj fton qytetarët t’i bashkohen protestës para Kryeministrisë”

  1. Franz Kafka says:

    Jepini shqipo, protestoni per gjera pa lidhje se kur te behet kryeminister berisha dhe zevendes km basha, sdo keni guxim jo te protestoni, po as te zini me goje qeverine

  2. Shkodrani says:

    Kur bahet fukaraja pash vret te jatin ka pa than i moçmi kshtu dhe ky hajvan me i ik kti mrapa?????

  3. klemi says:

    Lereni per te dielen tjeter, se nuk ben qe cdo dite te shofim portokalli, ka edhe programe te tjera humoristike.

  4. Myslimani. says:

    Bravo Flori. Vazhdo.

  5. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Qellimi eshte fisnik por eshte e pamundur te mos futet politika ne Shqiperi , prandaj duhej menduar ndryshe kjo gje o Flori.. (Flamur ,Luli hahahahaha) …..une do te propozoja kerkese per nje bashkepunim te hapur me qeverine, bere nga nje grup intelektualesh, mundesisht te fushes, por edhe jo, per te kuptuar aresyet, per te dhene propozime, idera apo zgjidhje ne kete moment te veshtire per gjithe boten …..e di qe kete duhet ta beje KM ,por ate e shoh pak ne konfuzion……

  6. Tetovari2 says:

    Flori,Flori thire edhe Jul Dedën se bëheni komplet.
    Eh bre Flori si të ra dhe ty popullariteti i portokallisë
    në kokë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje