Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë në Podec, ku një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.gra
Sipas informacioneve, 42 vjeçari me iniciale K.Ç po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë.
Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetëvarje.
Raportohet se 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.