SKEMA: Elvis Naçi vendosi në bordin e fondacionit, njerëzit e familjes dhe të fisit. Qarkullojnë miliona euro

11 Tetor 2021, 21:30Sociale TEMA

Elvis Naçi është një imam 44 vjeçar, që ka pushtuar rrjetet sociale dhe mbarë botën shqiptare. Popullariteti i Naçit shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë. Ai njihet në të gjithë diasporën dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.

Elvis Naçi shërben si imam dhe ligjërues në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe drejton një emision televiziv me emrin “Shqiptarët për shqiptarët”, të fokusuar tek mbledhja e fondeve për bamirësi.

Ligjërimet fetare, me një stil modern,  shumë të ndryshëm nga imamët klasikë me mjekrra të gjata, i kanë siguruar Naçit qasje edhe tek të rinjtë, duke e shndërruar atë në një “superstar”.

Por çfarë është fondacioni bamirës i themeluar prej tij?

Në 15 dhjetor 2016, Elvic Naçi i kërkon gjykatës së Tiranës regjistrimin e Fondacionit “Firdeus”, me qëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme me karakter humanitar.

Struktura e organeve drejtuese të Fondacionit, përbëhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.

Anëtarët e bordit drejtues, janë themeluesi Elvis Naçi, Muharrem Naçi, babai i Elvis Naçit, tashmë i ndjerë dhe i zëvendësuar me vendim gjykate nga Marvin Naçi, djali i vëllait të Elvis Naçit dhe Florian Brinja, djali i tezes së Elvis Naçit.

Më pas bordit i shtohen si anëtarë të rinj, Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvis Naçit dhe Andi Qinami, që është baxhanaku i Elvis Naçit. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit, shërben shtetasi, Ilir Naçi, vëllai i Elvis Naçit.

Bordi drejtues është organi më i lartë vendimarrës i fondacionit “Firdeus”. Gjithçka ndodh në këtë fondacion, menaxhohet dhe vendoset nga bordi drejtues.

E gjithë piramida e drejtimit të këtij fondacioni, është në fakt e përqëndruar në duart e familjes Naçi, vëllezërve, kushërinjve dhe njerzve me lidhje të ngushtë familjare me ta, pra rrjedhimisht çdo vendim i këtij fondacioni, është vullneti dhe dëshira e njerëzve të lidhur familjarisht me Elvis Naçin.

Ndryshe nga bordet e fondacioneve, që përgjithësisht përbëhen nga intelektualë apo njerëz të shquar me kontribute në shoqëri, në rastin e fondacionit të themeluar nga Elvis Naçi, bëhet fjalët për njerëzit e tij të afërt, që i sigurojnë, kontroll absolut mbi vendimet e fondacionit.

Por, pavarësisht se drejtimi i fondacionit ka karakter klanor dhe duket si një strukturë e vogël familjare, shtrirja e fondacionit dhe punët e kryera prej tij, janë të një përmase gjigande. Një makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, të dhuruar nga shqiptarët, për bamirësi.

Vetëm në rastin e tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019, Elvis Naçi ka pranuar që ndihmat e mbledhura nëpërmjet fondacionit Firdeus, kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.

Blerja dhe shitja e Spitalit Kontinental

E ndërsa fondet për këtë fondacion me drejtim klanor, sa vinte e rriteshin dhe Elvis Naçi shkëlqente si një hoxhë nëpër ekranet televizive, një lëvizje e bujshme e kthen fokusin e medive dhe qytetarëve, drejt aktivitetit të fondacionit.

Bëhet fjalë për blerjen e një spitali privat, të cilin fondacioni Firdeus e siguroi për shifrën 350 mijë euro. Spitali u shit nga shoqëria “MGB” shpk, me administrator, zotin Hergys Rreli. Efektivisht, spitali kalonte në pronësinë e fondacionit “Firdeus”, të drejtuar nga familja Naçi, paguar me paratë e dhuruara nga shqiptarët.

Edhe përpara shitjes, Spitali Continental, ishte një sipërmarrje e cila në aktivitetin e saj, kishte regjistruar humbje të vazhdueshme, prej 111 milionë lekësh, duke humbur të gjithë kapitalin e vet fillestar.

Elvis Naçi e justifikoi blerjen e spitalit privat, me nevojën për të ndihmuar të varfërit.

Menaxhimi i spitalit nga fondacioni i familjes së Elvis Naçit, nuk e përmirësoi aspak gjendjen e financave të tij. Sipas përllogaritjeve, të BIRN, në vitin 2020, humbjet e kompanisë ishin 23 milionë lek ndërsa kapitali themeltar i kompanisë ishte minus 60 milionë lek. Pra, fondacioni kishte tashmë në pronësi një spital privat, që vetëm humbiste para.

Por, edhe pse me humbje të mëdha, një transaksion i dyshimtë, e kthen sërish vëmendjen drejt Elvis Naçit dhe fondacionit “Firdeus”. Në tetor 2021, spitalin e blerë me shumën 350 mijë euro nga Naçi, me humbje të vazhdueshme, ai ja shet për thuajse dyfishin e vlerës, 850 milionë lek të vjetra, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të drejtuar nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ose i njohur për shqiptarët si Baba Mondi.

Ky transaksion me një shumë të konsiderueshme, nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Askush nuk mund ta kuptojë, se si një spital thuajse  dyfishohet në vlerë brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërkohë që bilancet financiare të tij janë me humbje të vazhdueshme.

Megjithatë, Elvis Naçi e kishte bërë gati shpjegimin edhe për këtë transaksion. Ai shkruan në rrjetet sociale, se me shitjen e spitalit Kontinental drejt Baba Mondit, bëhet dy herë bamirësi dhe premton një lagje të re për të varfërit e Kosovës.

Sot Elvis Naçi, e ka shtrirë aktivitetin e tij në disa fusha. Një Hoxhë karizmatik i rrjeteve sociale, ligjërues i fesë islame në Xhaminë e Tabakëve, shitës syzesh të markave luksoze në dyqanin “Optika Elitare Milano”, dhe drejtuesi i një fondacioni që posedon një fuqi të jashtëzakonshme financiare.

Paratë e dhuruara nga shumë qytetarë në Shqipëri dhe në mbarë diasporën, përdoren dhe investohen sipas vendimeve të tij dhe rrethit të ngushtë familjarë, ku llogaridhënia dhe transparenca janë koncepte që vetë karakteri familjar i fondacionit, i bën thuajse të pamundura.

Aktiviteti i Naçit, por edhe transaksioni i fundit mes fondacionit të tij dhe Kryegjashatës Botërore Bektashiane, ekspozojnë një fuqi të jashtëzakonshme financiare, të komuniteteve fetare dhe fondacioneve bamirëse në Shqipëri.

Pikërisht kjo ngre pytjen; A duhet shteti të ketë mekanizma, që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie, të këtyre fondacioneve bamirëse dhe komuniteteve fetare me një fuqi dhe inpakt kaq të madh? (TPZ.al)

19 komente në “SKEMA: Elvis Naçi vendosi në bordin e fondacionit, njerëzit e familjes dhe të fisit. Qarkullojnë miliona euro”

  1. Komentues kritik says:

    Xhonturk

  2. Tobestakfurullah says:

    Shteti shqiptar nulk ka as me te voglen te drejte morale qe te kontrrolloje organizator bamirese se eshte vete nje shtet hajdut qe vjedh arken e shtetit dhe djersen e shqiptareve.

    1. Ilirjan says:

      Nuk behet fjale per te drejte morale. Shteti e ka DETYRE LIGJORE,ti kontrolloje, dhe, nese s’justifikojne ligjshmerine e aktiviteteve… ME SHKELMA.

    2. Kod Civil says:

      Injorant fare qenke more. Shteti shqiptar ka te drejte te kontrolloje cilindo subjekt privat e publik.nje subjekt i regjistruar si fondacion eshte nje ent juridik dhe i nenshtrohet ligjeve qe parashikon kodi civil. Po mbase ti dhe ata si puna jote vijne nga familje rrumpalle pa rregulla qe nuk njohin ligj tjeter pervec atyre te shpellave.

      1. Pergjigje per kodin civil (i leshit te p… satame) says:

        Shteti shqiptar eshte nje grup mafiozesh ndersa ju qe e mbroni jeni bedelat e tij.

  3. Aljen says:

    Po pastrohet paraja e Ilir Metes….Ne cdo vend te botes keta palaco do te ishin arrestuar. Kjo eshte nje pastrim parash shume vulgar dhe krejtesisht i kontrollueshem .Pastrojne kaq trashe dhe nuk kane frike as nga qeveria as nga perendia…

  4. Remi München says:

    Unë mendoj se 99% e klerikëve janë të dhentë mbas lekëve!
    Xhaxhi Enver i kishë rahatu keta hajna!

  5. sillo says:

    Po ky hajdut eshte, e njef gjithe tirona. Hajdut me kollare, Perpiqet te manipuloje budallenjte me ato ligjeratat e tij bajate. Pse mos ta beje derisa sa ka deficente qe shkojne ta degjojne.

  6. te gjithe Bandat Fetare jane cerdhe pastrimi parash
    dhe trafikante droge
    po kujt i thu thoj
    hajvaneve pushta .
    nji shtet idiote qe financon Bandat Fetare lol jashte cdo llogjike e interesi kombetare
    por edhe ekonimike ,sot ne kohe Krizash kur populli ska te haj e do vdesin jopak per buke
    sepse Krizat po shktrengohen qellimishte te zhduken komben e vegjel
    e te pafuqishem .
    Nji Qeverri korrekte qe e di mir se kjo Krize ska fund pa
    u heq qafe edhe disa Miljona deri sa te kapi Miljardin
    kishte pergjysmu rrogat e Deputeteve e Minsitrave hequr cdo Privilegj
    xerro financim Bandeve Fetare le ti financojne e mbajne vet (ata nuk i sherbejn jetes .nuk shpetojne jete )
    si mashtruesa qe jane dhe partive pergjysmoja financat qe te mbijetoje populli .
    ndryshe kjo qeverri do bej vetvrasje mbaheni mend ,kta nuk ja kan iden cfar po vjen
    jane teper fudull vs situates aspak te pergjegjshem

  7. Ardi says:

    Po ke te vendosi ne krye?! Ilir Meten Erjon Veliajn Moniken Lulin apo Mero Bazen?

  8. Te fala Sandrit says:

    Nasif Naci na del vellai i Sudes, shkerdheheni kete vend se keni popull teveqel, Qeveriu nuk ka kohe te kontrolloi se eshte i zene me vjedhjet e veta.

  9. T3 says:

    Së pari si dikush i lejon vehtes dhe në mënyrë private tu marri njerëzve paratë e tyre dhe krejtë duke manipulu me fukarallëkun e njerëzve por është tu zgjidhë ky dhe tjerët si ky problemin e varfërisë jo andaj kush e ka paran haram.u jepë organizatave dhe individve të ndryshëm dhe stimulon kriminalitetin

  10. Ky Elvis sharlatani është prova që feja është një gënjeshtër e madhe, dhe si e tillë burim të këqijash. Po ky imam gënjeshtar është prova që nuk ka drejtësi dhe SPAK është veç një kukull politike. Ky personazh gjasme bamirës është prova që në Shqipëri pastrohen paratë, dhe është prova që religjonet fetare kanë para të madhe, burimi i së cilave nuk dihet e nuk i heton askush. Ky lloj personazhi fetar ashtu si edhe Baba Mondi bektashiu, tregojnë arsyen e vërtetë pse politika është e lidhur ngushtë me ta e pse ata janë lidhur ngushtë me politikën. Religjionet i duhen politikës për të marrë votat e “besimtarëve” dhe për të pastruar paratë e politikanëve të korruptuar, para me të cilat hanë edhe bukë një pjesë e besimtarëve e që pastaj janë kontigjent votash të sigurta.

  11. Fiksim Leku says:

    Gjith ky shkrin nuk e pash te behet nje here per ndonje pilitikan qe luan Casinove te europes milona apo qe shkollojne femijet ne Shkollat me te shtrenjta ne bote, marrin bursa nga shteti shqiptar etj. Te pakten ky Naci ca te mira i ka bere po keto politikanet qe vetem mashtrojnr dhe i kane cuar ne skamjet me pak se 3 milion banore ne Shqiperi (kaq banore i gjen ne lagje te ndonje kryeqyteti europian) dhe i kane dhene Elvisit dhe shume te tjerve te hapin keto organizatat sepse shteti dhe politikanet ne Shqiperi te vjedhin e te perdhosin. Te shoh me te shqetesuar per LEKET zoterote sesa CFARE behet me ato leke. Mua nuk me behet vone fare sa lek ka Elvisi per sa kohe shoh qe ndihmon njerez ne nevoje te cilet per politikanet shqiptar jane te harruar, perbuzur e perdhosur cdo dite.

  12. Zaho says:

    Me te drejten morale nuk vehet as ne hale,eshte e drejta ligjore qe tregon se È.Naci eshte nje skifter apo jo,skema e perdorur eshte si firmat piramidale

    1. Colja says:

      Na rrufsh sumen o Zaho.

  13. Sara says:

    ore gjithe ky artikull qe eshte i disajti ne seri e gjithe keto komente… s’kuptova ….ndonje ligj ka shkelur ke zoteria?

  14. Shqiptari says:

    Me ne fund u kujtuat te merenie kete hajdut qe ka budallepsur gjithe njerezit qe i falin miliona nje hajduti. Vishen firmato dhe gjezdisin me makina lluksoze familjarisht. Shpresojme te bjere ne rjete para se ti gezoje leket qe ka vjedhuri para se ti gezoje leket ne ndonje vend arab.

  15. Drita says:

    Ojf qe eshte edhe ky fondacion kane detyrimin te deklarojne te dega tatimeve te gjithe veprimet e tyre blerje shitje paga sigurime vetem se nuk paguajne tatim fitim.Te depozitojne bilancet dhe raportet e administrimit ,te depozitojne raportet e auditimit ne dege te tatimeve dhe ne qendren kombetare te bisnesit.Ne qoftese nuk i zbatoj keto rregulla nuk mund te vazhdoje veprimtarine.
    Perpara se te gjykoni interesohuni a i ka zbatuar kontrollet dega tatimeve .Ne qoftese po eshte ne rregull si fondacioni si shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje