Historia e ushtarit që la shërbimin nga varfëria: Nuk paguaja dot kredinë

11 Tetor 2021, 13:42Sociale TEMA

Tre vitet e fundit, përherë e më shumë ushtarë të rekrutuar në shërbimin ushtarak, rezultojnë të kenë dezertuar dhe të gjithë ata kanë deklaruar më pas gjatë hetimit, se e lanë shërbimin pranë forcave të armatosura për shkak të varfërisë.

Por A.H., e shpjegon me detaje varfërinë e tij dhe pamundësinë ekonomike që nuk i la asnjë mundësi për t’ia dalë. Ndonëse emri i tij u referua nga policia ushtarake, i riu insistoi se e donte atdheun dhe se qëllimi i tij nuk kishte qenë të sfidonte ligjet.

Sipas një burimi, ushtari nën akuzë, sipas nenit 33/1 të Kodit Penal ushtarak, rrëfehet se problemet ekonomike e shtynë që të merrte një kredi bankare në shumën e 1.280 mijë lekë. Pikërisht aty nisën problemet e tij.

“Paga që unë merrja ndërkohë si ushtarak pranë repartit ku punoja, ishte shumë e ulët. Çfarë nuk më mjaftonte për të përballuar shpenzimet minimale të jetesës së përditshme, si dhe të paguaja këstin e kredisë që kisha marrë, të cilën vijoj ende ta paguaj. Jam detyruar, që i ndodhur në të tilla kushte ekstreme të vështira ekonomike, të emigroj për fare pak muaj, vetëm me qëllimin për të punuar jashtë shtetit, për të krijuar sado pak të ardhura monetare, me qëllimin e vetëm për të paguar kredinë e marrë.

Këto fakte i provoj edhe me kryerjen e pagesës së kësteve të kredisë pas kthimit tim nga muaji qershor 2021 e në vijim, duke paraqitur një gjendje të llogarisë bankare, ku pasqyrohen pagesat periodike të kryera nga ana ime gjatë kësaj periudhe Qershor-Tetor 2021”, – dëshmoi para policisë ushtarake i riu.

Megjithatë, kjo nuk e frenoi këtë autoritet që ta dorëzonte si të akuzuar në gjykatë ku ish-ushtari lutet.

“I kërkoj gjykatës mëshirë në dhënien e këtij vendimi dhe caktimin e dënimit përfundimtar ndaj meje. Dua të theksoj se, e pranoj akuzën penale, ndihem i keqardhur dhe shumë i penduar. Por ju bëj me dije se veprimet e mia, ndonëse në kundërshtim me ligjin, janë kryer në kushtet e një situate tepër të vështirë ekonomike”.

I riu bën me dije sipas grupit të hetimit, që e citon atë se kishte qenë i devotshëm dhe ishte i gatshëm të kthehej sërish në ushtri, ndonëse ky shërbim e la të varfër dhe të paguar keq.

“Unë kam pasur sjellje dhe rezultate tepër të mira dhe të larta, si në shkollë ashtu edhe në punën time të përditshme, ku kam shërbyer pranë Forcave të Armatosura të RSH. Nuk kam pasur kurrë probleme. Asnjëherë nuk kam marrë asnjë masë administrative, asnjë vërejtje, asnjë penalitet. Qëllimi i largimit tim nuk ka qenë që të braktis vendin tim, apo shërbimin ushtarak.

Unë kam dashur dhe jam i gatshëm sërish që të kthehem e të punoj, duke dhënë kontributin tim maksimal pranë Forcave të Armatosura me çfarë të mundem. Ndaj, i kërkoj kësaj gjykate të jetë sa më e mëshirshme dhe të vlerësojë me shumë objektivitet sjelljen si dhe të gjitha rrethanat e mia konkrete”, – mësohet të jetë rrëfyer ai.

Dosja hetimore, tregon se ushtaraku u rekrutua në vitin 2014 mes tij dhe komandantit të Forcave të Armatosura sipas një kontrate të shërbimit ushtarak, duke filluar nga nëntori 2018, deri në nëntor 2021.

Policia ushtarake përshkruan në dosje. “Ushtar A.H., kishte përgjegjësinë e ruajtjes me vëzhgim gjithsej për 8 prona, të cilat i kontrollonte nga dita e hënë deri të enjten. Ndërsa ditën e premte të çdo jave, paraqitej në Komandën e Forcës Tokësore, konkretisht në repartin ushtarak nr.1004, ku dhe bënte deklarim me shkrim për kontrollin dhe gjendjen e pronave që kishte në ruajtje”.

Por në grafikun e administruar ushtari nuk u paraqit në detyrë. “Gjithashtu, po sipas deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, komandanti i garnizonit u paraqit bashkë me kapitenët në shtëpinë e tij për të kuptuar arsyet se përse ai nuk u paraqit në repart”.

Sipas dosjes, pak ditë më vonë në repart është paraqitur i ati, E.H., i cili rrëfeu se i biri është larguar në Gjermani.

Ai thotë: “Bashkëshorten e kam të sëmurë kronike dhe ka probleme të theksuara me tiroidet. Djali im është bërë pjesë e Forcave të Armatosura në vitin 2018 me idenë për të ndihmuar familjen me të ardhura. Gjatë këtyre dy viteve shërbim, ka pasur një sjellje korrekte dhe asnjë masë disiplinore nga komanda e repartit. Kam një gocë të martuar në Bathore, Kamëz dhe kishte raste që A., i cili mundohej që të punonte jashtë orarit të punës, qëndronte tek ajo për arsye të orarit të vonë dhe mungesës së urbanëve”.

Pyetjes nëse “gjatë kohës që ka qenë i biri në punë në repart, a iu ka shprehur pakënaqësi për punën apo ndonjë gjë tjetër që lidhet me të”, i ati i përgjigjet:

“Për punën nuk më ka shprehur pakënaqësi, por për pagën po, e cila ishte shumë e vogël dhe nuk kishim mundësi që të mbulonim shpenzimet familjare. Siç e theksova dhe më lart, bashkëshortja është e sëmurë dhe ka nevojë për shumë vizita dhe ilaçe mjekësore, e cila e mundonte shumë djalin”.

Ndërsa pyetjes, “A., është larguar përgjithmonë nga Forcat e Armatosura apo do të kthehet përsëri?”, deklaruesi i përgjigjet se, “…nuk kam dijeni…”.

Në vendimin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, citohet:  “Ushtarakët, nga vet natyra e shërbimit, gëzojnë status të veçantë që i dallon nga punonjësit e tjerë të administratës shtetërore apo dhe të sektorit privat. Marrëdhëniet e punësimit të ushtarakëve rregullohen me akte ligjore e nënligjore specifike, që përcaktojnë të drejta dhe detyrime, të cilat janë të domosdoshme për t’u zbatuar. Një ndër këto detyrime është edhe shkëputja e marrëdhënieve të punës së një ushtaraku aktiv dhe ndonëse ai është larguar për shkaqe ekonomike, largimi nga shërbimi është vepër penale”, – thuhet në dokument.

13 komente në “Historia e ushtarit që la shërbimin nga varfëria: Nuk paguaja dot kredinë”

  1. real says:

    Sa te rregullt gjyqtaret? Te ishte ndonje boss e lexojne ndryshe ligjin.

  2. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Shqiperia e Saliut dhe Shqiperia e Edi Rames.

    Shqiperia e Amerikes ne pak fjale.

    Ushtaraket duhet te ishin shtylla kurrizore e ketij vendi dhe te trajtoheshin si te tille.

  3. Parruca says:

    Ushtaret e NATO-s qe nuk plotesojme nevojat minimale me rrogen qe marrin. E nderkohe Timonieri jep tendera rrugesh me cmimin per kilometer sikur po i ben poshte detit, PPP-ra qe ushqejne vampiret me gjak shqiptari.

  4. Lexues says:

    300 mije neto merrka nje ushtar. Duke pasur parasysh detyrat qesharake qe te jepkan (ruaj nje objekt nepermjet vezhgimit), nuk me duket pak. Ne nje fasoneri do shkaterronte shendetin dhe do paguhej po aq. Nese banon ne kazerme i bie qe ke edhe fjetjen dhe ushqimin i ke falas.

  5. Taulant says:

    Bastardi kryeminister shkaterroi ushtrin.
    Edhe bazat ushtarake detare ua dhuroi oligarkeve per ndertime.
    Ky bastard fik zjarret me kova e fshesa.
    Si shteti i Rames shkatërroi flotën ajrore/ Vendimi i Kodhelit që i fali dhe i çoi për skrap aeroplanët që mund të fiknin vatrat e zjarrit.
    https://www.gazeta-shqip.com/investigim/zjarre-dhe–si-shteti-i-fali-dhe-i-coi-per-skrap-aeroplanet-qe-i1146449

  6. Cudia says:

    Ne gjitbe bote njerezit pyesin bythen mire para se te marin kredi. Kur nuk e paguan dote atehere mos e merr.

  7. Komunisti i papenduar says:

    Nuk e dinte sa ishte rroga para se te sherbente ne ushtri ?Keta qe ikin nga ushtria ne kohe paqe , imagjinoni ne kohe lufte . E pati me kollaj te dale para nje gjyqi ushtarak se te dilte para nje gjyqi civil per borxhin e papaguar ndaj bankes.

  8. Niko says:

    Kujtoi se eshte koha e Saliut do mirte rogen pa vajtur ne pune, tani e pa keq ne gjermani se atje nuk ta japin rogen pa punuar dhe do te kthehet prap.

  9. Ushtaraku says:

    Po perse mor kelysh i qenit nuk te dilka rroga. Po ne te tjereve qe jemi ushtarake dhe kemi familje per te mbajtur si ja bejme? Do jesh ndonje byth pambuk ti qe fshiheshe ferrave te Zall-Herrit dhe tani qe vajte atje ku ka Çeçua biçak e pe veten qe je nje kokrra e pertacit. Ishalla byrzylyqet sa me shpejt dhe pas hekurave se na ule figuren e ushtarakut. Sa per ty Taulant qe ben si gjitholog, ishte idhulli yt kryekancer Berisha qe e shkaterroi ushtrine me keq se ne mesjete. Nuk e ke harruar 97 besoj. Po Gerdecin? I ka marre ai kafsha yt me Mihal Delijorgjin dhe i kane bere pallate.

  10. Vini says:

    Po ça ushtaresh leshi jan kta ,po ty kur ste pelqen rroga shko bej nje pun tjeter o loqe ,siç thoshte dhe nje koment tjeter imagjino ne rast lufte ça do bente ky spurdhjaku

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Te punoje te bodrumi i kryeministrise. Te thurre lavde per liderin global neper portale, si te tjeret. Ate te beje.

  11. rexha 10 says:

    JO more gjykates te ushtrise,ju doni qe ushtari te vriste vehten ,dhe pastaje ju te mendonit per kredine e tije per ta shlyer Ndersa tani qe eshte gjalle ,doni ta shqyeni.Pore kjo komedi m’varet se sa ka folur ushtari me komandantin e repartit per hallet e tije . Ata ligjet qe disponon prokurori i perkasin sistemit komuniste ,ku largimi nga vendi i sherbimit denohej me burge ,dhe tradhti ndaje atedheut.Ndersa ne kohen e demokracise nuke kemi me kufije qe te ruajme ,hyjne e dalin te gjithe emigrantet ,bile behet edhe biznese ,ku shitet dhe blihet edhe droga ,dhe nuke denohet njeri.
    Kujte i perkasin keta ushtare ,ushtrise Shqiptare qe nuke ekzistone me ,apo ushtaret e forcave te nderhyrjev te te sigurise NATOS. Sa i paguan ushtaret ne dite ,sepse qenka kthyer nje probleme i perditeshem . Po me armatimin e ketije ushtari c’fare u be,kure u largua ????

    1. Ushtaraku says:

      Armatimin ja cuan sateme qe te hiqte qafe nje kopil si puna jote. Me bytbe e ke shkruar komentin? Apo mendjen e ke te lidhur direkt me bythen? Po ku i di ti ligjet e shtetit mor injorant? Ti e ke shtepine te ndare me gardh purtekash me dhite dhe lopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje