Është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, krahasuar më një ditë më parë, ndërsa është rritur numri i të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 501 raste të reja në 3042 testime.
Në të gjithë vendin janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 dhe aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 575 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.