Nuk u pushtua për 874 vjet, cili ishte sekreti i Kostandinopojës, qytetit më të mbrojtur në histori

15 Tetor 2021, 17:33Lifestyle TEMA
Nuk u pushtua për 874 vjet, cili ishte sekreti i Kostandinopojës,

Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e Lashtë dhe sot si Stambolli, ishte një nga qytetet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. E pozicionuar në një vend strategjik ideal, Ngushticën e Bosforit, Kostandinopoja kontrollonte trafikun detar midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe dhe rrugët tregtare midis dy kontinenteve më të pasura të Mesjetës, Azisë dhe Evropës.

Sigurisht, përgjatë historisë kanë ekzistuar qytetet me mbrojtje më të mirë se sa ajo e Kostandinopojës. Gjithsesi, nuk ka pasur asnjë qytet që të ishte aq i pasur dhe i rëndësishëm sa ishte Kostandinopoja, dhe që i rezistoi çdo rrethimi për më shumë se 800 vjet!

Perandori romak me ndikim Konstandini I (ose Konstandini i Madh) e bëri Kostandinopojën kryeqytetin e Perandorisë Romake Lindore në vitin 330 Pas Krishtit. Për shkak të pozicionit të tij unik gjeostrategjik, qyteti u bë një qendër tregtare super e fuqishme. Ai ishte po ashtu qendra kulturore, fetare dhe politike e Perandorisë Bizantine dhe Kishës Ortodokse.

Fati i Kostandinopojës dhe fati i Perandorisë Bizantine ishin të ndërthurura midis tyre. Kostandinopoja u rrethua mesatarisht çdo 50 vite gjatë një periudhe kohore prej 1.100 vjetësh(midis viteve 330-1453) nga sllavët, vikingët, arabët, persët, turqit, bullgarët, avarët dhe gotët.

Por sulmuesit patën sukses vetëm në 3 raste. Vlen të theksohet se 2 pushtimet e para (në vitet 1204 dhe 1261) ndodhën për shkak të luftimeve të brendshme midis vetë të krishterëve. Ndërkohë në 1453, turqit osmanë, numerikisht superiorë dhe duke përdorur barutin dhe topat, e pushtuan Kostandinopojën dhe bashkë me të edhe Perandorinë Bizantine. Gjashtë ishin faktorët e që e bënë Kostandinopojën të pathyeshme.

Muret gjigantë të Teodosit

Qyteti shpenzoi sasi të mëdha ari për ndërtimin e mureve të padepërtueshme nga armiqtë. U ndërtuan mure të dyfishta që e mbronin Kostandinopojën nga sulmi tokësor. Muret e ndërtuara në kohën e perandorit Teodos ishin 5.5 kilometra të gjata, dhe cilësoheshin ndër më të mirët në botë.

Muri i brendshëm ishte 12 metra i lartë dhe 6 metra i trashë, me 96 kulla në total. Çdo kullë ishte 20 metra e lartë. Muri i jashtëm ishte 9 metra i lartë dhe 2 metra i trashë me mbi 60 kulla. Çdo kullë ishte 14 metra e lartë. Hendeku mes tyre ishte 20 metra. Deri në shpikjen e artilerisë me barut, ishte e pamundur çarja e mureve të Kostandinopojës.

Zinxhiri novator i porteve

Ana lindore e qytetit gjendej në grykëderdhjen e Bririt të Artë. Edhe pse të mbrojtur me mure të mëdha, Bizantinët e rritën mbrojtjen me një vepër të mrekullueshme inxhinierike, një zinxhir të madh prej hekuri. Zinxhiri ishte mbi 750 metra i gjatë. Ai mbronte hyrjen në Bririn e Artë. Nëse zinxhiri ngrihej, anijet nuk mund të hynin apo dilnin brenda Bririt të Artë.

Versioni i lashtë i napalmit

Bizantinët kishin një super-armë vërtet të jashtëzakonshme:zjarrin grek. Napalmi i lashtë ishte i pashueshëm, dhe mund të digjej edhe në ujë. Receta e këtij lloji zjarri ishte një sekret shtetëror. Vetëm disa njerëz në Perandori dinin ta përgatisnin atë. Për të parandaluar që kjo super-armë të binte në duart e armikut, asnjë individ i vetëm nuk mund ta dinte të gjithë recetën.

Sidomos gjatë të dy rrethimeve arabe (shekujt VI-VII), zjarri grek bëri diferencën. Bizantinët shkatërruan plotësisht flotat shumë më të mëdha arabe duke i djegur ato me zjarrin grek, dhe duke e çliruar kështu qytetin nga bllokada detare.

Diplomacia e shkathët

Bizantinët e dinin nga përvoja se luftërat ishin shumë të kushtueshme. Për më tepër, atyre u mungonin burimet njerëzore për të ngritur ushtri të mëdha. Ndaj ata u bënë mjeshtra të diplomacisë dhe intrigave. Për bizantinët, ishte shumë më e lirë që të jepnin ryshfete, të shkaktonin një luftë civile apo të nënshkruanin një traktat paqeje, sesa të fillonin një luftë.

Bizantinët i vunë kundër njëri-tjetrit kundërshtarët e tyre, ndërhynë në luftimet e njëpasnjëshme, u martuan dhe u korruptuan për të shmangur luftërat.

Garda vdekjeprurëse Varangiane

Garda Varangiane, ishte truproja personale elitare e perandorëve bizantinë nga shekulli X deri në shekullin XIV. Besnikëria dhe aftësia e tyre në betejë ishin legjendare. Garda përfshinte vikingë, anglo-saksonë dhe normanë. Arma e tyre e zgjedhur ishte sëpata.

Bizantinët ishin dëshmitarë të këtyre luftëtarëve kur ata sulmuan Kostandinopojën në shekullin IX-të. Por në vend se të luftonin ndaj tyre, ata i punësuan ata. Në vitin 1204, kur kryqtarët pushtuan qytetin, Garda Varangiane u shkaktoi shumë viktima sulmuesve, por në fund qytetit u dorëzua kur u largua perandori bizantin.

Çisternat me furnizime të mëdha me ujë

Në kulmin e saj në shekullin XI-të, Kostandinopoja ishte shtëpia e gjysmë milionë njerëzve. Si pasojë, bizantinët ndërtuan çisterna të mëdha, të furnizuara nga dy ujësjellës, për të krijuar një sistem të madh furnizimi me ujë. Shumë qytetërime të lashta përdornin çisternat për të ruajtur ujin.

Por 200 çisternat e Kostandinopojës ishin të pashembullta për sa i përket madhësisë. Çisterna më e madhe nëntokësore, ajo e Bazilikës, mbante 80.000 metra kub ujë. Për krahasim, çisterna më e madhe në mjedis të hapur në Kostandinopojë, Çisterna e Mosiusit, mbante mbi 300.000 metra kub ujë. Pra qyteti kishte ujë të mjaftueshëm për t’i mbijetuar një rrethimi të gjatë. Kapaciteti i kombinuar i çisternave në Kostandinopojë ishte mbi 1 milionë metra kub ujë.

https://historyofyesterday.com/constantinople-best-defended-city-in-history-a7a55595ddab(CNA.al)

11 komente në “Nuk u pushtua për 874 vjet, cili ishte sekreti i Kostandinopojës, qytetit më të mbrojtur në histori”

  1. Andon says:

    Per sqarim i dashur perkthyes emri i qytetit eshte i njejti nuk ka ndryshuar asnjehere por emri romak Kostandin ne gjuhen semite ( cifuti arabe ) eshte estan dhe Pouli os bouli do te thote qytet ne greqisht e ne lashte . Ne anglisht njihet si Istanbul Po eshte njejta fjale ne te treja versionet.pra nuk ka ndryshim emri por pershtatje ne tre gjuhe te ndryshme. Bizanti nuk eshte term grek i lashte por eshte emri i fshatit te vogel me peshkatare ku Kostandini i madh vendosi te ngrene qytetin me emrin e vet . Dhe shprehja perandoria bizantine eshte shprehje e dy tre shekujve te fundit e ardhur nga historanet perendimore jo nga banoret e Kostandinopol.. ne pjesen me te madhe te historise se vet qyteti i madh eshte quajtur shkurt Pouli (qyteti) .gjithsesi ngele qyteti me i famshem ne bote dhe nder me te bukuria se ka qene kryeqytet i tre perandorive te ndryshme per gati 17 shekuj .

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Beqiraaaaaaaaaa,1200vjt me pare ne kishim siguruar ujin,ndersa ju akoma sot me 2021 prisni me kanoce ne rradhe kur te vije boti me uje…. gezuar ramazonin.

    1. Taulant says:

      Nuk ka me kafsh sesa ti mos u krahaso me popuj para 1000 apo 1500 vjetesh.
      Je nje plehr asgje me shume mbahu me iluzionet bizantine.

      1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

        Hik o loqe mba rradhen me kanoce se do mbaroi uji e do te ngelet suma pa lare…….

  3. Andrea says:

    Shume e sakte, , por Bizanti , nuk ka qene grek , asnjehere, , , , , termi grek ,nuk ekzistonte ne ate epoke, .

  4. Per keto p[res komente qe me kundershtojne says:

    Bij (bi) +zane(zan)+ti = Bije zane ti .
    More a ishte ai Ballabani yne qe osmanllinjte e bene pasha ( pra ai qe bani+balle) dhe qe ndoshta e ngriti i pari flamurin Osman mbi murret e Konstandinopojes . Po kush ishte ai person qe hapi vetem nje dere tek muret rrethuse qe mundesoi qe gjate nates osmanet te hynin lehtazi si u perdor Kali i Trojes ?
    Ne shqipetaret e njohim si ora e tersit qe ka dita e marte , pra ne kujtim te asaj dite qe mundesoi pushtimin e Bizantit .
    A e deshironte Roma e I-re shkaterimin e Romes se II-te (Kostandinopojes) per te mos patur me pas as Rome te III-te ?

  5. Llaf Dibre says:

    Nese lexojme me vemendje historine e kryqzatave, arrijme te lexojme, gjithashtu, edhe genin gjenetik te Europes te sotme (te bashkuar)te trasheguar nga ajo kohe. U nisen me misionin per te çliruar token e shenjte dhe e mbyllen me pushtimin e plaçkitjen barbare te Bizantit e deri te kishave. “Hyne ne Kostandinapul duke mbajtur ngjyrat e Zotit, dhe pasi u futen adaptuan ata te djallit”, shkruante Ugo di Berzè. Kjo çoi me vone ne argument te shizmes. Por si pushtimi ashtu dhe shizma, nuk jane aksidente historike te rastit. Perkundrazi jane rezultante te natyres europiane. Madje kjo natyre europiane qe favorizuese edhe per pushtimin e Kostandinapulit nga turqit.

  6. Sipas nji historiani gjerman H.Christofer .K “Greket” kan qene ne Konstandinpoje nji pakice
    qe punonin si skllever seksi
    shumica kan qen Ortodox te Ballkanit Perendimore e nga etj popuj te ballkanit bullgare ,rumun,
    sllave ruse armene etj.
    Ka psur disa Gjenerale shqiptare dhe gjithe Oficerat e Gardes Mbreterre Shqiptare,si ka qe tradita
    e Ushtrise ne kohen e Bizantit qe merreshin gjithmone nga Nji Rrace per arsye besnikerie dhe sigurie
    kur dijme qe edhe ne ate epoke tradhetia ka qen si ves nder ushtarake .
    Ka shume te dhena Senscionale per Shqiptare por ktu s’eshte vendi .
    Tjeter sdo desha te deklaroj

    1. Fisi jot lale ka pas emrin Kasem brez pas brezi says:

      Mos genje shume shoku se e trego kandari.
      Te fala gjyshit Kasem e gjyshes Kadere.
      Ju truqit 500 vjet me pare erdhet ne ballkan nga stepa mbi afganistan.

    2. ana says:

      besoj se ndjen kenaqesi te madhe, se edhe ti prej boleve te ketyre shqipetareve te famshem ke dale. hajde bole hajde! Gezohu me luge bosh mer kaposh!

  7. Nje mergimtar says:

    Ne kohen qe eshte ndertuar Qyteti Kostandin nuk kishte kombe dhe per rrjedhoj kushdo qe kerkon ta pervetesoj ,ne mendimin tim,ben gabim. Ne qoftese greket pretendojne se eshte pjese e tyre, si gjithekund ku duan te jene ata zoter,bejne gabime historike.Ndarja qe ju be Perandorise Romake krahas shume faktoreve te tjere eshte besimi,ku kristianet u ndane ne dy pjese dhe KISHA qe perfaqesonte pjesen me te ditur u nda ne dy pjese,ne katolike e ortodokse.Per dallime krahas formes per besimin nje dallim shume i madh ishte gjuha dhe alfabetet e perdorur. Perandoria e perendimit mbajti gjuhen e kishes gjuhen latine dhe alfabetin latin, kurse Perandoria e lindjes perdori gjuhen e vjeter greke me alfabet cirilik.Ne te dy perandorite kishte shume Gjuhe qe perdoreshin dhe nuk shkruheshin,sic ishte dhe shqipja.Pervetesimi qe do ti beje historiografia Greke Perandorise Bizantine eshte jo normale,por ata mbeshteten tek nje fakt se shkrimet ne kete perandori jane ne alfabetin cirilik.Kush i njeh te dy gjuhet Greke (te vjeter e te re) mund te nxierr shume dallime.Fakt i pa kundershtueshem eshte se kryeqyteti i perandorise romake te lindjes Kostandinopoli,i ndertuar ne kryqezimin e rrugeve detare e tokesore u fortifikua shume mire dhe krijoi siguri per banoret e shumte per kohen edhe ne furnizime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje