Një shtëpi publike në Vjenë jep 30 euro për ata që vaksinohen

14 Tetor 2021, 20:30Lifestyle TEMA

Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë origjinale për të nxitur fushatën e vaksinimit. Kështu shtëpia publike “Funpalast” vendosi të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar. Një nismë që i shërben të dyja kauzave.

Përveç nxitjes për vaksinim, pronari i restorantit shpreson të rifitojë në këtë mënyrë, një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.

Cristoph Lielacher, pronar i “Funpalast” e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t’u vaksinuar.

Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë restorantit.

Nisma synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës “Funpalast”.

2 komente në “Një shtëpi publike në Vjenë jep 30 euro për ata që vaksinohen”

  1. ?? says:

    Haha ? ? ? hajde lajeme hadje

  2. Hahaha çfare nuk pret dhe po ? says:

    amne çone Edi Rama Turke Erdogani Sali Vrasin ilir hajdutin dhe Lulzim hajdutin te kjo shtepija veç te na zhduken nga syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje