Alitalia, sot fluturimi i fundit i kompanisë italiane, e “mbytur” nga borxhet dhe…trenat e shpejtë

14 Tetor 2021, 17:53Lifestyle TEMA

Andrea Gioia, pilot me 15 mijë kilometra eksperiencë dhe i punësuar nga viti 1989, do të ketë detyrën jo të lehtë të mbyllë një kapitull të historisë së aeronautikës.

Fluturimi AZ1586 nga Cagliari në Romë do të jetë ai i fundit për kompaninë shtetërore italiane, Alitalia, duke përmbyllur një histori të filluar në shtatorin e vitit 1946, fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe rrëzimit të regjimit fashist.

Alitalia, kompani që deri në 2018 ishte e 12-ta në kontinent, do të mbyllë zyrtarisht operimin pikërisht ditën e sotme, për t’i lënë vendin një kompanie absolutisht më e vogël, një startup që për momentin ka emrin ITA. Për momentin, sepse kompania po diskuton me shtetin italian mundësinë e shitjes së emrit, edhe pse palët janë ende larg, nga momenti që vlerësohet në rreth 290 milionë euro.

Ndërkohë, ai emër do të vijojë përkohësisht edhe me kompaninë e re, për arsye praktike. Vetëm heqja dhe zëvendësimi i emrit në çdo aeroport dhe material, do të shpenzoheshin rreth 80 milionë euro.

ITA, edhe me emrin e vjetër, sërish do të jetë shumë ndryshe, me një flotë të reduktuar, dhe destinacione të kufizuara jashtë Italisë.

Menaxhimi i keq dhe borxhet e trashëguara ndër dekada janë padyshim shkaqet më domethënëse, të cilëve i bashkohet gjithsesi edhe një aspekt teknik, që lidhet me ndryshimin e transportit në vendin fqinj.

Rritja e trenit me shpejtësi të lartë ka përgjysmuar destinacionet kryesore të Alitalia në vend, veçanërisht atë Roma – Milano që përfaqësonte një nga asetet më të rëndësishme. Tashmë për 2 orë dhe 30 minuta arrihet në destinacion me tren, pa transferimet e bezdisshme nga qendra për në periferinë e qyteteve ku ndodhen aeroportet, pa masat e sigurisë, pa limitet e kileve në bord.

6 komente në “Alitalia, sot fluturimi i fundit i kompanisë italiane, e “mbytur” nga borxhet dhe…trenat e shpejtë”

  1. Genti says:

    Pilot jo me 15.000 kilometra experience por me 15.000 ore ne pilotim experience.

    1. Shkodrani says:

      Pikerisht, nqs do te ishte nisur ne 1989 dhe te bente 1.5Km ne dite tani do te kishte me shum kilometra.

    2. Franci says:

      Cpyet mor Genti , ka mbledhur Ymer Bazia gjithe rycet gazetare …i paguan pak per nje cop buke dhe ata botojne karlliqe , po te paguash normal gazetaret do kene njohuri te pergjithshme te mjaftushme per gjithcka dhe nuk do shkruajn karagjozlleqe ….keshtu eshte sot , cdo hedhesh , do presesh …..Ymeri hedh gjethe fiku te thara gjen kulisher , hidh para te mjaftushme do kesh ne krah gazetare moderatore dhe konsulent perfekt ……15 mije km thot , po cjane 15 mije km , ose 15 mije milje ajrore ??? Nje fluturim deri ne USA pastaj ?? zgjouni bylyker , zgjouni se lat nam …..

  2. Piloti says:

    Eksperienca e fluturimit matet me orë dhe jo me kilometra o gazetaruc…

  3. Pasagjeri says:

    Kishe frikë të fluturoje me Alitalia se të humbisnin ose të vidhnin bagazhet.

  4. ITALO- SHQIPTARI says:

    uneee ne shkrimi orgjinale e kam lexuare 15.000 km nee kabina eee pilotit Sa keqee perktheni nga gjuhee eee mamasee timee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje