Vuri një gjarpër në krevat për të vrarë gruan, dënohet me burg përjetë

13 Tetor 2021, 20:10Lifestyle TEMA

Një i ri në shtetin e Kollam në Indi u dënua me burg përjetë pasi vrau gruan e tij në një mënyrë, krejt të pazakontë.

28-vjeçari, punonjës i një banke vendosi një gjarpër kobra në krevat dhe priti deri sa ai pickoi për vdekje bashkëshorten e tij 25 vjeçare.

Nga sa mësohet nga mediat indiane, i riu kishte tentuar edhe njëherë tjetër ta vriste bashkëshorten e tij, me të njëjtën mënyrë, por gjarpri i radhës së parë kishte qenë nepërke dhe mjekët arritën ta shpëtonin të renë.

Hetuesit arritën të zbulojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale pasi kontrolluan telefonin e 28-vjeçarit ku zbuluan bisedat e tij me tregtarët klandestinë të reptilëve.

1 komente në “Vuri një gjarpër në krevat për të vrarë gruan, dënohet me burg përjetë”

  1. Wawww says:

    Edhe ju o Gazetare jeni te forte sa kriminela dhe shejtana ka kjo bote dhe ju do i nzhjerrni ketu ??? Eshte e pa mundure…. Ne kemi bolle problem me Talibane shqiptare oes shqip foles… Pa u marre Edhe me gjith Talibane e Botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje