“Asgjë nuk kthehet përsëri”. Rrëfimi prekës i Roberto Savianos, autorit që denoncoi hapur mafien italiane

13 Tetor 2021, 19:00Lifestyle TEMA

Roberto Saviano është një ndër autorët më të njohur në Itali dhe jo vetëm. Edhe në Shqipëri është i përkthyer romani i tij i famshëm “Gomorra”, në të cilin ai denoncon hapur mafien italiane, nga Napoli e duke përfshirë të gjithë jugun. Që nga viti 2006, në të cilin u botua ky libër, Roberto Saviano mbrohet nga një eskortë e veçantë, pasi kuptohet që shumë veta i janë vënë nga pas për ta vrarë lidhur me rrëfimet e tij.

Dhe jo vetëm autorit, por edhe gazetares Rosaria Capaçhione që e ka mbrojtur në rrëfimet e tij. Më poshtë do të lexoni një rrëfim aktual të shkrimtarit, i cili nuk dëshiron gjë tjetër veçse të jetojë i lirë dhe pa presionin e kërcënimeve të vazhdueshme nga mafia dhe nga persona publikë në Itali.

“Ndoshta do të ishte më mirë, nëse do të më kishin vrarë. E kam menduar dhe e mendoj ende këtë gjë. Isha 26 vjeç dhe tani jam 42 vjeç. Të jetosh me kërcënime të vazhdueshme nga të tjerët, a të bën të jetosh me frikën e vdekjes? Ndoshta. Më shumë të bën t’i urosh vetes vdekjen.

Duke lexuar mbrojtjen që ka shkruar shefi Bidognetti dhe avokati Santonastaso ndaj padisë sime për kërcënime mafioze, më vjen të ulëras me të madhe. Dua t’i them të gjithë atyre që mendojnë se kam spekuluar, se kam dashur të njollos imazhin e Campanisë (regjion në Napoli), apo të jugut, se çdo gjëështë e vërtetë. Nuk ka pasur nevojë për trillime, unë nuk kam shkruar ndonjëherë për të qenë i suksesshëm dhe as për të synuar të ble ndonjë kullë në New York me të ardhurat që do të fitoja.

Mbaj mend çdo herë që unë dhe Rosaria Capaçhione (gazetare në Itali) kemi dëgjuar të thuhej: “Kush do të të vrasë, të vret menjëherë, ndaj mjaft folët budallalliqe”. Ne ndërkohë duhet të kërkonim falje se po jetonim, të kërkonim falje se nuk kishte plasur në asfalt gjaku ynë

Duhet vetëm të kaloni një muaj duke ndenjur pranë Rosarias për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh e përndjekur, se çfarë do të thotë qëmafia të të hyjë në shtëpi, ta shkatërrojë shtëpinëtë largohet kur nuk gjen asgjë. Pastaj të rikthehet sërish kur i teket. Por çfarë dreqin dini ju? Ju dini vetëm të thoni se gjithçka është e trilluar, pa e kuptuar realitetin e vërtetë të Napolit dhe gjithë jugut të Italisë.

Por më duhet të rrëfej, pas kaq vitesh, naivitetin tim. Naiviteti i të besuarit se mund të ndryshoni duke folur, duke i bashkuar fjalët; dhe se njerëzit mund të vendosin të shtojnë fjalët e tyre në fjalët e mia dhe të fillojnë një transformim të vërtetë të së tashmes. Sa naivitet i brishtë.

Unë as nuk mund t’i them vetes nëse gjithçka ia ka vlejtur. E di se ajo që  është marrë, nuk kthehet kurrë. Asgjë nuk kthehet përsëri. Isha vetëm 26 vjeç dhe tani, nëse mundem, do të kërkoja vetëm të ecja i lirë. Asgjë tjetër. “

1 komente në ““Asgjë nuk kthehet përsëri”. Rrëfimi prekës i Roberto Savianos, autorit që denoncoi hapur mafien italiane”

  1. Ne si njerez mendoj un sigurishte kur kzthejme koken pas e hedhim nji veshtrim
    rrugetimit tone ne jete , mendojme ndryshe ,mendojme se do t’i kishim bere gjerat me mire ,
    ose pse jo edhe ndyrshe , se ateher ,
    por
    kjo eshte e pamundur dhe e padrejte te injorojme ato ndjenja qe na ben te jetonim ato momente ,te ndihemi ne jete .
    Keshtu jetohet jeta ,Cdo moshe ka reflektimet e saja ,te cilat i bejme referuar realiteteve qe ne jetojme .
    Nuk mendoj se ka vend per naivitet ne kte storie ala Salvano .
    Ate qe jetove ishte e bukur ,ishte nji shperthim i brendshem i cili kishte edhe frytet e veta .
    Saciano u be i njohur ne Boten mbare ,
    Ne Europe po e po .
    Dhe ai denoncim vs rrezikut te organizatave Mafioze ne Itali u prit bukur dhe me mjaft entuziazem ne Opinion ,
    pamvaresishte konseguencave qe shkaktoj ai shperthim bere nga Saviano .
    Dime tashme qe cdo Aksion ka nji rreaksion !
    Prandaj …………!
    Saviano duhet te jet krenar per kontributin e tij si qytetare rolin e tij ne kte shoqeri dhe nqs do t’i referohemi
    Questione di Mafia in Italia j qysh atehere jane bere shume perparime nga Shteti Italian ne luften kunder Mafias
    Arrestimet e Bosave te Mafies ne Sicili Totto Rina etj Mafioze ze rrangut te larte .
    Pra cfar ka ktu per Naivitet !
    Un s’e shikoj ashtu edhe pse jeta e Savionaos persoj nji ndryshim te madhe e u kufizua shume ,
    duke humbur shume nga Liria Personale . Por ja e tille eshte kjo Bote .
    Ca jetojne te heshtur nen asaj qe ndodhe mbi kte shoqeri ,pra Exzistojne si qenie te gjalla ,
    kurse dikush tjeter del mbi Skenen e ksaj Shoqerie dhe Ngre zerin per Jeten ,per te miren e ksaj Bote
    per qetesine e rregullin ne shoqeri kunder dhunes e krimit dhe jeton… !

    Sigurishte qe pak ka shume vitesh ne izolim nga Liria e Plote ,te jetuarit gjithmone nen ate tension ,frike , presion
    eshte nji shtres i madhe nji ngarkese e madhe psikollogjike dhe kemi edhe reagime te ksaj natyre nga autori shquar.
    Mendoj se me mir se nji Psikolog nuk i vjen ne ndihme asnji tjeter dhe mendoj se Saviono duhet te saltoje diku tjeter
    me Referencat e tij ,
    pse jo te shkruaj per problemet e komunitetit ku jeton e me gjere pse jo ( pra te ndryshoj kendveshtrimin e tij me Boten
    Italiane )
    kur dijme se sot ne kti Situata te Komplikuara qe jetojme ka ” Stof ” pa funde te shkruash per temat e dites ,ato me te cilet
    perballet kjo shoqeri ,
    per rinine ,jeten e saj ,si e sa mendojn Qeverrite per rinine sa financojn per te , te moshuarit etj etj (i jap kot si Tip por jam i bindur qe Saviono
    i di vet atje me mir se cdo kush ,problemet sociale atje ku jeton dhe temat shoqerore sot jane i njejti kontribut mendoj un per shoqerine tone
    nqs ne do ti nxjerrim nga erresira e vendosim ne drite . etj etj .
    Kte do sugjeroja un kur dijme qe ne nji shoqeri e shtet si italia e ke te gjitha mundesite si Shkrimtare etj Krijues etj te ushtrosh
    i papenguar pasionin tend .ndryshe nga shume shoqeri e shtete te tjer .

    In bocca a lupo Saviano .
    Ah edhe dicka .
    Dil nga ai Bunker aty ne Itali e bej nji shetitje diku ne nji vend tjeter .
    Hec ne Shqiperi psh e fresko frymarrjen Mushkrite nga aajri i rende i Napolit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje