Kush paguan më shumë dhe kush më pak për karburantin në rajon?

16 Tetor 2021, 09:23Rajoni TEMA

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit është shënuar rritje e çmimit të naftës dhe të benzinës. Më poshtë gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro, në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një infografike të publikuar nga REL-i, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , derisa gazi kushton 51 centë.

Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 atje kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.

Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.

Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.

1 komente në “Kush paguan më shumë dhe kush më pak për karburantin në rajon?”

  1. I inatosuri says:

    Trapa kokë e këmbë! Në shqip ne themi 1euro e 41 qindarka!
    Atë centin futeni në prapanicë.
    Apo mendoni se do shkojmë në Evropë duke e mohuar gjuhën e nënës?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje