Mbyllet Klinika Infektive II në Kosovë, asnjë pacientë i shtruar me COVID

15 Tetor 2021, 11:24Rajoni TEMA
Mbyllet Klinika Infektive II në Kosovë, asnjë pacientë i

Klinika Infektive II në Kosovë tashmë nuk ka asnjë pacientë të shtruar me COVID-19. Raportohet se katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkohë, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje