Borell telefonon Vuçiç dhe Kurtin: Dialogoni dhe shmangni tensionet

15 Tetor 2021, 16:52Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm i BE-së, Josep Borell ka biseduar në telefon me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili njoftoi se Borell i ka bërë thirrje liderëve që të vazhdojnë bisedimet dhe të dialogojnë për të shmangur situatat problematike sidomos ato të krijuara së fundmi në veri të Kosovës, pas aksioni anti-kontrabandë të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, Stano deklaroi se përpjekjet e BE-së kanë për qëllim organizimin e një takimi të ri mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, së pari në nivelin e negociatorëve kryesorë dhe më pas në nivelin e udhëheqësve.

Ndërsa lidhur me bisedimet midis Borell dhe sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Uashington , Stano thekson se Borel ngriti çështjen e Ballkanit Perëndimor si edhe situatën në veri të Kosovës, duke njoftuar se të dy zyrtarët kishin të njëjtin qëndrim , atë të përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruajnë mediat serbe.

“Borell dhe Blinken nënvizuan rëndësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili ofrohet nga BE dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA. Dialogu është i rëndësishëm në mënyrë që të zgjidhen çështjet e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Stano.

 

1 komente në “Borell telefonon Vuçiç dhe Kurtin: Dialogoni dhe shmangni tensionet”

  1. Ashtu Kot says:

    Albini nuk di te bisedoje apo diallogoje.
    Ai di vetem te rebeloje.
    Sa ishte ne opozite kete pune e bente mire sepse ishte nje rebel i persosur kunder pozites. I perdori te tera qe nga shashkat e deri ne diskreditimin e “te korruptuerve”. E mori pushtetin por nuk ndryshoi dot rolin. Ai nuk di te diallogoje por vetem te kundershtoje. E filloi me Shqiperine dhe paraqiti “rebelimin” perfekt kunder pushtetit shqiptar. E vazhdoi me Ameriken dhe nuk pranoi marreveshjen e Vashingtonit. Evropen as e prefill fare dhe Borel i duket nje “koqe kanari”. Deri ketu nuk eshte edhe aq keq. E keqja me e madher eshte qe ai i ka kethyer “batarete” Serbise dhe serbeve te Kosoves. Ne vend te “diallogoje” , ai nen karakterin rebel te tij merr vendime te njeanshme dhe acaron situaten. Vuciqi e njeh mire ate dhe po luan ne menyte qe ta diskreditoje ate ne bote si nje njeri “te pa ekulibruar”. Vuciqi ne menyre perfekte po e drejton Albinin drejt “mos zgjidhjes” se problemeve me Serbine. Ai po e shfrytezon Albinin per te fshehur qellimin e tij qe eshte “sabotimi i bisedimeve”. Albini po e ndihmon ate ne menyre perfekte.
    Te bie ne sy qe Evropa dhe Amerika ngulin kembe per bisedime. Albini ose nuk e kupton kete orjentim te perendimit per te arritur “marreveshjen gjitheperfshirese” ose nuk eshte dakort. Si rebel qe eshte mendon se Amerika dhe Evropa duhet te bejne me shume per Kosoven. Ai mendon qe eshte detyre e Evropes qe te detyroje 5 vendet qe nuk e njohin Kosoven ta njohin ate. Ai as me shume dhe as me pak kerkon qe “ta ndezi” Evropen, njelloj si po ndez Ballkanin. Atij as qe i vete ne ment se eshte kryesisht detyre e tij qe te gjeje rruget dhe mundesite qe keto vende ta njohin Kosoven. Ai nuk kupton qe keto vende qe nuk e njohin Kosoven, nuk e kane kete mosnjohje me Kosoven. Ato nuk eshte se kane ndonje simpati me Serbine dhe per hir te saj te percajne Evropen. Ato i dashur rrumpallist e kane me vehtveten dhe probleme te ngjashme qe kane brenda. Prandaj i dashur rebel , mos u lodh me to. Duhet ta marresh boten ashtu sic eshte dhe jo sic do ti.
    Ti Albin duhet te degjosh vecanerisht Ameriken qe ka interesa immediate ne Kosove dhe Shqiperi. Ne thelb ajo ka dhe me shume mundesi qe te arrije qe edhe keto shtete ta njohin Kosoven. Per kete qellim ti duhet te “ulesh hunden” dhe te degjosh. Mos u shit si “kerrici para gomarit”.
    Deri tani Kurt Rrumpalla i ka bere Kosoves me shume qeder se te mira. Me e keqja e madhe eshte se ka arritur qe ta paraqes Kosoven si vend racist. Vuciqi me mjeshteri po i tregon botes se Albini njelloj si Millosheviqi(kunder shqiptareve) perdor “forcen ekstreme” ndaj popullsise serbe te Kosoves…
    Qe te mos zgjatem shume theksoj se Albini imediatisht duhet te diallogoje. Kur nuk eshte dakort me zgjidhjet te kundershtoje. Ai duhet te di te behet demagog dhe te heq dore nga trimeria. E them kete kryesisht per kerkesat serbe ne lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe. Ai nuk ka pse thote qe nuk do e bejme, por te thore se do e bejme. Kur te thote kete te kete parasysh planin e vet se si ta beje dhe jo planin serb qe gabimisht e ben ate te thote si fillim se “nuk eshte dakort me kete asociacion”. Te heqi dore nga idete fikse te tij dhe ta katandise “asociacionin” nje thele po aq te madhe sa eshte edhe thela e te drejtave shqiptare ne Serbi. Pra ai duhet te mos hiqet rebel dhe rrumpallist me Kosoven por i zgjuar dhe demagog per te miren tone. Duke u sjelle trim dhe rrumpallist, duket sikur Albini lufton vetem per reputacionin e tij dhe per te fituar zgjedhjet. Aq me teper ai me dashje apo pa dashje ka ndihmuar Serbine te rikuperohet dhe ka vene ne pikepyetje egzistencen e shtetit te Kosoves….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje