22-vjeçari shpenzon shuma marramendëse për nxirjen e lekurës

18 Tetor 2021, 19:35Lifestyle TEMA
22-vjeçari shpenzon shuma marramendëse për nxirjen e

Një i ri nga East Yorkshire shpenzon £1000 për nxirjen e lekurës me produkte melanine ilegale të blera online.

Jimmy Featherstone 22 vjeç, kaloi dy ditë në shtrat i semurë me temperaturë, pas përdorimit të injeksioneve artificiale nxirëse në moshën 18 vjeçare.

Por ai nuk e ndaloi gjithsesi blerjen e këtyre produkteve dhe vazhdon ende të injektoj veten me produkte artificiale të cilat kanë si funksion të rrisin prodhimin e melaninës.

I ftuar në emisionin e mëngjesit britanik ai u shpreh se ‘’Produktet mund të blihen online, vonojnë dy ose tre ditë dhe vinë në kuti të vogla të cilat ti i përdor çdo ditë’’

‘’Herën e parë isha 18 vjeç. Qëndrova në shtrat prej dy ditësh, ndihesha i dobët dhe shumë i nxehtë. Vazhdoj ta bëj edhe sot dhe kësaj dite por ndihem sikur trupi është mësuar ndaj efektit që ato më japin.’’  u shpreh Featherstone.

I pyetur se pse është kaq i fiksuar pas idesë për të errësuar lekurën e tij, ai tha se: ‘’ Ndihem mirë pasi jam nxirë, nuk mund të dal nga shtëpia pa të. Kjo gjë më bën të ndihem mirë për vetën time, disa nuk mund të lënë shtëpinë pa makijazh, unë nuk mund ta lë pa nxirësin.’’

Por doktoresha e pranishme Sarah Kayat theksoi se ‘’Përbërësit në ato produkte janë ende të panjohur me kimikate që mund të jenë fatale për jetën, dhe se shitja e tyre është ilegale në Britani. Ende nuk ndihen me siguri efektet që ato i japin trupit.’’

22 vjeçari vazhdoi i vendosur me synimin se do ‘’të qëndrojë jashtë shumicës’’, dhe se dëshiron të kryej dhe operacione plastike si ai i hundës.

3 komente në “22-vjeçari shpenzon shuma marramendëse për nxirjen e lekurës”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O ingliz, o drekëngrënë
    mënja ty të paska lënë
    të nxij unë, kokë e këmë
    ku të dhëm e ku s’të dhëmë
    sa të mos të njohë jot’ëmë
    po deshe me bast e vëmë.

    P.S.
    Do kurseç o Pupël Xhimi
    të nxi U, me gjysëm çmimi!

  2. Rr e ka....... says:

    Rrot k…i ! Ku i gjeni e na i plasni ktu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje