VIDEO/ Unaza e Madhe merr formë, ja pamjet e fundit nga kantieri

18 Tetor 2021, 11:24Sociale TEMA

Erion Veliaj ka postuar një video me pamje nga puna që po bëhet në kantierin e Unazës së Madhe.

“Kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, e cila merr formë dita-ditës përmes punës papushim,” shkruan Veliaj.

Punimet për Unazën e Re të Tiranës, nisën në muajin tetor të vitit të shkuar dhe përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

4 komente në “VIDEO/ Unaza e Madhe merr formë, ja pamjet e fundit nga kantieri”

  1. Qytetar says:

    Kjo unazë nuk do lehtësojë aspak trafikun në Tiranë. Nëse Z.Veliaj e ka fjalën vetëm për segmentin nga Shkolla Teknologjike deri tek ish rrethrrotullimi Shqiponja dhe anasjelltas,ka një farë të drejte në teori sepse,lëvizja do jetë pa ndërpreje por përsëri mbetet për tu parë në praktikë se ku do të jetë hyrja dhe dalja nga Yzberishti për në unazë dhe sa do ndikojë në trafik. Pjesa tjetër e kësaj unaze deri tek dalja e parë e Saukut nuk ka nevojë për shumë laps e kalem sepse shumica prej nesh e sheh çdo ditë se çfarë katrahure bëhet sidomos në dalje pjesa nga mbikalimi i Selitës deri sa kalon urën tek teknologjikia. Duke marrë parasysh se si përqëndrimi i numrit të banorëve për m2 përgjatë dy krahëve të unazës në fjalë po rritet me ritme galopante nën kujdesin e vaçantë dhe të zellshëm të kryebashkiakut tonë,për shumë pak kohë i gjithë ky investim me kosto direkt nga xhepat tanë do të rezultojë i pavlefshëm dhe do ndihmojë shumë në betonizimin e pjesës tjetër rreth kësaj unaze që ende ka mbetur me gjelbërim. Unë mendoj se pikërisht ky është edhe qēllimi primar i saj. Sigurimi i vazhdimësisë të betonizimit edhe për të paktën 30 vitet nē vazhdim dhe jo përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së jetës dhe të ajrit. Për të tjerat janë propagandë boshe si puna e heqjes së depozitave nga taracat e pallateve

    1. Loony- Commies says:

      Nje shembull pozitiv pas Kandaharit.

  2. GAZMENDI says:

    Një shembull i mirë për gabimet inxhinierike! Ku është Universiteti Politeknik këtu? Kjo rrugë nuk duhet, duke përsëritur DUHET, të kalojë kurrë nëpër mjedisin urban. Së dyti, në një tokë të sheshtë, nuk duhet të bëni asnjëherë nën-kalim. duhet të jetë gjithmonë dizajn “mbi-fluturim/klover”. Fjalët e mia do të kenë kuptim në sezonin e shiut. prit!

  3. X says:

    Per te lehtesuar trafikun tek rrethrotullimi i ish kopshtit zoologjik do behet nje by pass duke thare liqenin i cili nuk po thahet menjehere qe te mos kuptohet megjithese aty tek ish kopshti zoologjik duket sheshit dhe pastaj me vone do kryhet akti final duke sajuar nje problem psh qe ne kete pjese trafiku vazhdon te jete I renduar dhe prandaj na u desh ta thajme liqenin dhe do ndertohen bypass si dhe disa gradacela te tjere.S’keni pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje