Shkrirja e Partisë Demokratike, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin e 4-të

19 Tetor 2021, 18:18Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Demokratët 30-vjet kanë luftuar me njëri-tjetrin më shumë se me socialistët. Lufta dhe urrejtja brenda llojit është më e madhe se lufta me kundërshtarët.

Partia Demokratike është shndërruar në kancerin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në 30-vjet, ajo shkatërroi dhe copëzoi çdo lëvizje të re politike me parimin: “Përça dhe sundo”.

Nga viti 1992 deri më 2021, ajo copëzoi dhe asgjësoi me qëllim çdo lëvizje të re:

1- Aleancën Demokratike e ndau në 2 parti.

2- Partinë Social Demokrate e ndau në 2 parti.

3- Partinë e Legalitetit e ndau në 4 parti.

4- Partinë e Ballit Kombëtar e ndau në 2 parti.

5- Partinë e Re Demokratike e ndau në 3 fraksione.

6- Partinë Fryma e Re në dy fraksione.

Vetë Partia Demokratike u copëtua në 12 parti të vogla.

Sali Berisha kishte 30-vjet një parim politik: “Mba peng llogoren e djathtë duke mos lejuar faktor të tjerë dhe prit radhën deri sa te bjerë vetë kundërshtari”.

Teoria e tij e forcoi aq shumë Partinë Socialiste, sa gradualisht të gjitha bastionet demokrate u shembën si një kështjellë rëre.

Partia Demokratike u krijua nga rinia dhe sot s’kanë mbetuar as me 500 studentë.

Partia Demokratike u krijua nga “qyteti”, por sot dominohet nga “fshati”.

Partia Demokratike u krijua nga pronarët, por sot kontrollohet nga “pushtuesit”.

Partia Demokratike u krijua nga të burgosurit politik dhe sot kontrollohet nga dy familje komunistësh.

Partia Demokratike u krijua si parti idealesh dhe u shdërrua në koorporatë biznesesh.

Ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia, Italia, Greqia etj etj, Shqipëria u bllokua në forcimin e alternativave opozitare dhe shumë partiake.

Blerja e logove, duke futur kryetarët në lista, minoi dhe korruptoi pluralizmin politik si strategji e Partisë Demokratike, te trashëguar nga Partia Komuniste që shiste për pluralizëm:

– Frontin Demokratik

– Organizatën e Rinisë

– Veteranët

– Bashkimet Profesionale

– Sindikatat

SHBA u përpoq që të inkurajojë disa opozita të reja ndër vite: ADSH, PDR, FD, AK, Thurrja, etj por establishmenti i vjetër me marrëvëshjet kushtetuese 2008 dhe 2017 asgjësoi çdo levizje të re.

SHBA-ja së fundmi gjykoi me të drejtë se Sali Berisha është strumbullari i minimit të themeleve të demokracisë, dhe për këto arsye e shpalli non-grata.

Foltorja e Sali Berishës ka ngritur në maksimum frymën anti-amerikane si kurorëzim i një përplasje 30- vjeçare Berisha-SHBA.

Mençurisht, amerikanët kanë futur në këtë luftë Lulzim Bashën, një njeri me 5 dosje penale, por që sot ka çelësat e Partisë Demikratike.

Nxitja e luftës Basha-Berisha, ishte zbulimi brilant i diplomacisë amerikane për ta shpërbërë Partinë Demikratike.

Në të dyja rastet: Nëse fiton Basha, apo nëse fiton Berisha, ajo parti do shkatërrohet:

1- Nëse fiton Lulzim Basha, ajo parti katandiset në 2025 me 5 deputetë, sepse e shkatërron Sali Berisha me parimin: “Pas meje të bëhet qameti.”

Berisha e shkrin partinë dhe Basha s’ja merr dot dhe e çon në humbje të përjetshme.

2- Nëse fiton Sali Berisha, atëherë ky do bashkohet me Ilir Metën dhe nuk është çudi ta drejtojnë nga burgu opozitën. Në këtë rast Edi Rama s’ka nevojë për fushatë elektorale sepse SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që PD të vijë në pushtet.

Në të dyja rastet, fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në 2025.

Prandaj ka vetëm një zgjidhje: Shkrirja e Partisë, është shpëtim i Shqipërisë.

Mbyllja e PD dhe krijimi i një opozite të re, është e vetmja mundësi që të mos lejohet, që Rama të fitojë mandatin 4.

Kjo duhet të ndodhë tani, sepse pas tre vitesh do të jetë shumë vonë.

Rama ka dy dekada që i mund të gjithë keta bashkë: Berishën-Bashën-Metën-Monikën.

Atëherë ka vetëm një zgjidhje: Rama duhet të ndeshet me një opozitë tjetër në finalen e 2025.

Lërini Berishën dhe Bashën të hanë kokat e njëri-tjetrit.

11 komente në “Shkrirja e Partisë Demokratike, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin e 4-të”

  1. Darjan Pavli says:

    I paske prishur leket qe shite Aleancen Kuq e Zi ?? Shko te marresh ndonje paradhenie ne forme huaje nga sumekuqet rilindare se me keta artikuj as Mero ste paguan gje. Me burre legen se ben as dosa..

    1. Vranakonti says:

      Bravo Kreshnik,i ke luajtur fene me kete artikull te shkelqyer. Vertet se PD-ke duhet te shkrihet qe te mos fitoi Edi Rama,duke u shkrir komplet PD–ke dhe te formohet nje opozite e re.Kjo eshte vertet e domosdoshme.Megjitheate ajo parti drejte saj po shkone,drejte shkrirjes.

    2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      O Darjan,
      Kjo eshte gjeja me e mençur qe ka thënë ndonjehere ky Kreshniku Kuq e Zi, por ti ose te Jane errur sytë nga dashuria per Komunistin Sali, ose e dashke Shokun Edi me gjithe shpirt dhe e do perseri kryeminister.
      Mos u bej si Enveristet qe qanë me lot per Enverin se u kishte vdekur Baba.
      PD eshte kalbur, ka marre fund.
      Ata qe nuk duan ta pranojne kete gjë, Jane si ata burrat qe kane gruan kurve, e gjithë lagjja e di, i thone edhe te shoqit por ai nuk e pranon.

  2. PiRoSHi says:

    Krehniku sa vjen e po zbret me me kembe ne toke. Me shume se jurist, apo si ish kryetar i KLD-se i shkarkuar nga Berisha, tash po shkelqen si analist dhe gazetar. Dhe po e ben mire. Idea e shkrirjes te PD-se dhe e cberjes te saj eshte mese realiste. Por per me tej eshte dilema?
    Kush do krijoje strukturat e reja dhe te perjashtoje kete kontigjent konfliktual ne keta 30 vjete brenda PD-se. Atyre ju duhet nje lider si Edi Rama , apo nje Berishe 2 autoritar , por jo pasqyre e nr 1. Nuk ka gjasa. Keshtu PD-ja do te shkoje iq e mos keput, derisa antaresia e saj te afrohet me partite e tjera te djathta. Ashtu si me PASOK ne Greqi, apo disa te majta e te djathta ne europe .

  3. LK says:

    Cdo gje ka kuptim ne kete shkrim me perjashtim te konstatimit se PD ishte (apo eshte) alternative e djathte. Ajo asnjehere nuk ka qene alternative e djathte si nga perberja ashtu dhe nga platforma e saj. Perberja e saj ishte kryesisht nga komunistet me bastharde qe kish PPSH dhe ideollogjia e saj ka qene ajo e “tokes se xanum”. Me nje fjale ajo u popullua nga ujqerit dhe cakenjte. Ujqerit dhe cakenjte pasi mbaruan pune me Shqiperine, kane filluar pune me vete. Ata kane filluar te shqyejne njeri tjetrin.

  4. E verteta says:

    Ke shkru perfekt. Ma mire se ke thane per kush ka dy gram cervello ska ku bahet. Le te mos e kuptojne e ta gezojne ramen deri ne 2030.

  5. Sul Koburja says:

    PD qe po shfaqet ne turet e Saliut eshte komplet primitive.Nese PD ka mbet kjo duhet te krijohet nje levizje politike modern djathte me qytetare ne shumice.

  6. Nje mergimtar says:

    PD-ja lindi si parti e djathte.Kush e ka lexuar programin e saj te pare ,e di se cilat ishin parimet.Pas humbjes ne 31-mars 1991 ajo ndryshoi totalisht. Per te fituar pushtet ajo kaloi ne planin populist,kjo e ndikuar edhe nga drejtuesit e saj dhe sidomos nga masa e gjere e anetareve nje mase e madhe ishin te denuar ordinere e nje pjese ish sigurimsa qe kishin shkelur ligjet e atij shteti.Keta te fundit per ti shpetuar ndeshkimit per bemat e tyre.Ajo ishte dhe loja e PP-s per te ruajtur pushtetin ekonomik,pas ndryshimit.Ne ecurine e saj ndikoi edhe drejtimi i Sali Berishes qe ishte nje kopje e shemtuar e Enver Hoxhes.Lufta e dosjeve ishte themeli punes te PD-s gjate gjithe kohes,ku vec te vjetrave,u hapen te reja per vjedhiet e pa shembullta qe ju bene prones shteterore qe egzistonte.Sot ,nen kercenimin Amerikan,po zhvillohet nje debat shterpe per te ruajtur gjendjen qe eshte.Loja e piste e tyre thjest demton PD-n dhe demokracine Shqiptare.Ky debat i zgjat jeten ne pushtet PS-s e cila jo vetem qe eshte me e organizuar,por ka ditur qe pas ketij kaosi ne PD te fshehe sdhe dobesit e saj.

  7. ALeanca Kuq e Zi says:

    Ka ca kohe qe i je futur analizave. Kane mbaruar resourset dhe ke nevoje per sufllaqe. Te ishe kaq i zgjuar kishe ditur ta mbaje e forcoje nje levizje qe u duk se do sillte ndryshim, por i kishe syte ke duart e Rames çfare do te te hidhte. Por Rama te bleu e s’ta pordhi fare dhe ti kaq ishe nje flluske qe u çfry me nje here. Tani- pirdh, pirdh se lirohesh

  8. Lere të ngrirë o Niku , se po shkriu do qelbë dynjanë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje