Drejtoria e re anti-korrupsion, Manja: Do pastrojë administratën, ditët në vijim do japim raste konkrete

20 Tetor 2021, 14:05Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fund të mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Manja është shprehur se të gjithë rastet e konstatuara do i kalojnë në SPAK dhe në prokurori.

“Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive.

Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligjzbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetëpastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale.

Është një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Do të kemi raste konkrete në ditët në vazhdim. Unë do ua komunikoj rastet konkrete të korrupsionit në institucionet shtetërore”, tha Manja.

 

3 komente në “Drejtoria e re anti-korrupsion, Manja: Do pastrojë administratën, ditët në vijim do japim raste konkrete”

  1. Myslimani. says:

    Po shume mire. Po shko ti i pari ne burg. Je i kapur ne pergjime ne blerjen e votave

  2. Spiropalisti says:

    ????????????????….po kë do heqësh?JENIÇERET TUAJ apo PATRONAZHISTET…JU TERE KENI DALE NGA NJE VÈRË????

  3. Katarsis says:

    Katarsis ne zyrat e kadastres se na pine shushunjat gjakun se kemi nga 10 vjet qe presim te nxjerim dokumentat dhe na sorollatin.Por jo duke i zevendesuar me shushunja te tjera.Konkurset bejini reale dhe jo sa per fasade, dhe nga krahu tjeter vendosni militantet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje