Nga Mitro Çela
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?
-Ndjehem si peshku pa ujë! -ma ktheu ai. -Ishte njeriu im më i afërt. 42 vjet bashkë. U njohëm te revista “Hosteni”. Unë djalë. Ai humorist i madh. Vazhduam bashkënë koncerte. Hartuam bashkë skenare dhe skeçe. Bashkë te “Fiks Fare”, bashkë me pushime në Sarandë. Ai ishte pjesa ime e dytë ose isha unë pjesa e dytë e Koços.
-A mund të qajë Filip Çakuli?
-Kam ndjerë dhimbje të madhe, por nuk kam derdhur lotë as për humbjen e mamasë e as për vdekjen e babait. Si ndodhi që më rrodhën lotët? U futa në zyrën e Koços… Bosh… Gazetarët kishin vendosur mbi tavolinën e punës së tij një tufë me lule. Pashë dy palë syze(njëra e dëmtuar),kompjuterin,një cigare të lënë përgjysmë,letra,disa karikatura… Ngriva. U ula në karrige. Ndenja ca minuta, fshiva sytë dhe pa i folur askujt u futa në zyrën time.
-Të ngushëlluan? -vazhdova të këmbëngul me pyetje unë.
-Si asnjëherë. Mbi 1000 telefonata. Mesazhe pa fund.
-Koço Devole në skenë ishte aktor i madh, por jashtë skene ishte i heshtur,I mbyllur,dukej si i bezdisur nga njerëzit.
-E ke gabim, -ma ktheu Filipi. -Ai ishte shumë popullor, në skenë dhe jashtë saj. Ishte humoristi më i madh i Shqipërisë. Qe aktor,regjizor,bënte karikatura me ide. Qe skenarist. Ai, si humorist, mund të krahasohet me Qamil Buxhelin.Kur ecnim rrugës me Koçon, gjenim belanë. E ndalonin qytetarët: “Bëjmë një foto?
Dua një foto tjetër me djalin”. Kishte të tjerë që kërkonin autograf. Mua më kërkonin të ndërhyja te Koço që të shkonte të luante në estradat e Shkodrës, Fierit, Vlorës, Tiranës. Me Koçon donte të dilte në skenë Skënder Sollaku, Zef Deda, parodistët e Vlorës, Aleko Prodani, Fadil Hasa. Nuk gjen regjizor që nuk donte ta kishte aktor në filmat e Kinostudios ose në telenovelat e televizioneve.
Po koncertet në Pallatin e Sportit, në estradën e Tiranës, në Pallatin e Kongresit a mund të më
gjesh njeri që mund t’i bënte si Koçoja? Jo dhe jo. Po pse? Sepse ai ishte si magjistar. I mblidheshin aktorët ekëngëtarët, që nga Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, Aleksandër Gjoka e të tjerë.
Nuk mund të gjesh mes aktorëve njeri puntor, iniciator, fantazist si ai. I palodhur dhe i rreptë në punë, por i dashur dhe i respektuar pas punës.
Unë bëhem kurioz dhe e pyes: -Koçon e mbaje për vete apo ishte edhe pjesë e familjes?
-Kur jetonim në Lushnje, Koço hynte dhe dilte te ne si në shtëpinë e tij. Bënte humor me Vasilikën,luante me dy djemtë e mi, Zhanin dhe Orestin. Ata qeshnin me lot, sepse ai ishte aktor jo vetëm në skenë, por edhe mes fëmijëve.
-A ka ardhur Koço në Dërmisht?
-Sa herë që shkonim në Sarandë, ngjiteshim në fshat, -thotë Filipi.-Dhe çdo herë që shkonim babai bënte festë. Mamaja gatuante pulën që therte babai. Bënte pita.
Mbi tavolinë shtrohej raki e verë. Ndërkohë hapej fjala në fshat.Shkonim në klub, tavolinat plot. Dikush qeraste me një gotë verë, dikush me raki,një tjetër me kafe. Koço bënte humor: tregonte barcaleta. Njerëzit qeshnin me lot. Bënin shaka.
Largoheshin të lumtur. Babai mburrej dhe krekosej se kishte mik shtëpije të madhin Koço Devole! Pa ikur mirë nga fshati më pyeste se kur do vinim përsëri… Për dy-tre vjet nuk vimë, ia ktheja unë. U harxhojmë ju dhe fshatin. “Lëri këto!
Koçoja bie në shtëpi dhe në fshat humor. Nuk i sheh sa të gëzuar janë njerëzit?!”- më thoshte babai.
-Kam mendimin se humori i madh bëhet vetëm në vatan,-them unë përsëri.-Pse mori arratinë Koçoja përtej oqeanit?!
-Ai iku në Amerikë me familjen në vitin 1998. Kishte arsye. Vendi ishte sketerrë. Bandat qeverisnin vendin. Estradat u mbyllën.Humoristët luani tavëll ose me letra. Bisnesi u tha. Nuk kishte para për sposorizime. Arti nuk bëhet nga shtëpija. Një ditë më mori në telefon dhe më tha: “Filip! Po të ra rruga nga Amerika, të pres në shtëpi.”Pas disa muajsh një biszesmen më pagoi biletat. Na dha edhe ca para xhepie bashkë me gazetarin Genc Tirana hipëm në avion.Vizitën e parë në Nju
Jork e bëmë në shtëpinë e Koços. Jetonte në mes të pyllit. Shtëpi e bukur. Pronar ishte dhëndri,djalë i zoti, nga Kosova. Ishte bizesmen. Kishin dy vajza. E pyeta një ditë Koçon: “Çfarë bën në Amerikë?”
-“Dy vjet më parë jepja koncerte për emigrantë. Qytet më qytet. Bashkë me Pëllumb Kullën, Agim Krajkën, Xhevahir Zenelin, Anita Bitrin etj. Por u lodha. U mërzita,u bezdisa. Tani nuk bëj asgjë. Jetoj si i vdekur. Dal për peshk. Rrallë për gjah. Fle. Ëndërroj për humorin.
-Pse nuk vjen në Tiranë?
-Të tund derën apo të mas rrugët?
-Jo. Hajde të punojmë bashkë në Top Channel!
-Por te Top Channel-i ka zot hauri. Pa ftesën e Tanit, nuk e lë Amerikën”…
-U ktheva në Tiranë. I thashë Tanit: “Sikur të marrim në punë Koço Devolen?!”
-Bën shaka! Ai jeton në Amerikë? Vjen të punojë me ne? Unë e kam adhuruar Koçon që fëmijë. Mes shokëve tregonim batutat e tij. Në çdo kohë derën e Topit e ka të hapur.”
-Pas disa ditëve Koço mbërriti në Tiranë.Biletën e avionit ia preu Tani. Pimë kafe të tre. Më i lumturi ishte Tani.
E pyes Filipin: -“Fiks Fare” në vitet 2000 ishte një risi në televizion dhe në humor. U përshtat Koçoja?
-Ai kishte lindur për të bërë çdo gjë. Bënte skenare. Dilte në skenë. Imitonte, shkruante. Solli në jetë shumë personazhe. Bënte monitorimet me Doktorin, Palomën, Fonin. Improvizonte. Shumë miq e shokë më thoshnin se jam me fat që punoj me Koçon. Kur mungonte ndonjë ditë në ekran, kërciste telefoni:”Ku është Koçoja?!”
-Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes unë dhe Filipi më thotë:
-Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur. “Zoti Biondi ka qenë edhe ministër i drejtësisë në qeverinë e Berluskonit. Do flas me avokatin. Ai do bëjë të pamundurën për ta nxjerrë të pafajshëm. Nuk ka mundësi që një humorist kaq i madh si Koço Devole të merret me drogë.” Më thirri edhe Ilir Meta. Në atë mot ishte ministër i Jashtëm. Më tha se do bënin të pamundurën në rrugë diplomatike për Koçon. “Do bëjmë disa shkresa zyrtare ku do të tregojmë se cili është për shqiptarët Koçoja.” Ndërkohë Gjergj Luca dhe Agron Duka u treguan të gatshëm për të ndihmuar Koçon nga ana finaciare.
-Shkove në Itali?
-Po. Dy herë. Së pari me Gjergj Lucën. Koçoja ishte i burgosur në Rimini. Takuam avokatin. Dorëzuan dokumentat. Herën e dytë shkova me një përkthyese. E takuam Koçon në burg. Ishte me humor. “Kam trajtim ekstra,” -tha Koço.-“Biruca ime është si një dhomë në hotel me pesë yje. Bëja humor me karabinierët, pornuk kuptonin. I detyrova të mësojnë shqip. Tani u tregoj dhe qesh vetë.
Por unë jam i pafajshëm. Më zunë në një makinë. Unë mbaja në duar, si lodër, një vegël. Nuk
e dija çfarë ishte. Na kapën karabinierët. Shtypën një sumbull nga vegla që mbaja unë në dorë, diçka kërciti dhe u hap një kuti me drogë. Por unë isha pasagjer. Nuk dija gjë. Isha viktimë. Por do dali e vërteta.”U bë gjyqi. U mbyll gjyqi. Koço doli i pastër!Por u trishtova me politikën ditën që Koço Devole u nda nga jeta. Ministria e Kulturës duhet të organizonte homazhe. Po kështu qeveria duhet të hapte sallën e “Pallatit të Kongreseve” për t’i dhënë lamtumirën humoristit të madh. Atë që la mangunt qeveria, e bëra bashkë me Agron Llakën. Folëm me drejtorin e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ai dërgoi dy motoçiklistë që shoqëruan kortezhin.
-Të la ndonjë amanet Koçoja?
-Po… Një ditë, si shumë herë të tjera, u ulëm për drekë. Ishim vetëm të dy. Ai më tha se kishte merak djalin dhe mbesën. Djali kishte ardhur nga Italia dhe jetonte bashkë me të. A kishte zanat? Vetëm shofer. Ndërsa mbesa, Sindi,ishte studente në Itali. Çdo muaj i dërgonte 300 euro. I duhej edhe një vit që të mbarontemasterin. Pasi Koçoja u largua nga kjo jetë, e rregulluam djalin shofer në spitalin Gjerman. Më pas takova Sindin. E pyeta se kur e mbaronte masterin. I duheshin edhe katër muaj…E plotësova edhe amanetin e dytë të Koços…
Në fund e pyes Filipin: -E ka pasuruar biografinë tënde Koçoja?
-Kam punuar 42 vjet si gazetar. Kam botuar 10 libra. Kam shkruar qindra artikuj.
Le të harrohen të gjitha. Mjafton të mbetet në biografinë time fakti që kam punuar, kam jetuar, kam bashkëpunuar dhe kam bërë humor me Koço Devolen.
Bravo Fulip. Ti je tamam mik i mirë dhe i Besës. Sot shoku i ngushtë ta fut katërsh. Të rrallë janë sot miqtë besnik.
Nuk jan të sotëm.
Gjetja e punes per djalin dhe pagesa e shpenzimeve per mbesen nuk jane detaje per gazete. Kur ben bamiresi, njera dore nuk duhet te dije cfare ben tjetra. Keta jane njerez te vertete, nuk jane personazhe filmi.
O Filip,vertet kujton se vlera te rritet po te mbash mjekerr si dikur njerezit e shpellave?
Apo ke shume pune sa nuk te del koha te rruhesh?
Se te mbash mjekerr thjesht per mode ne moshen tende e quaj rrjedhje!
Ha ha,me gjithe respektin per Koçon dhe Filipin por ajo pjesa per drogen duket shume qesharake,….me kujton humorin me viçin dhe litarin….une mora vetem lutarin nuk dija se cfar ishte ne anen tjeter te litarit ???
Nuk eshte tamam keshtu,se kur shkova nje here te ankohem yek Fiksi per nje padrejtesi te bashkise Tirane,me sorollaten 6 muaj dhe ne fund me thane se “Bashkia na tha qe muk ke te drejte!
Pra e pyeten ujkut te pranonte se e hengri qingjin!
Me pas me thane se ye paskan sorrollatur 6 muaj se prisnim t’u jepje ndonje kafe!
Te lumtë z.Çakuli.Ky është solidariteti me mikun me shokun veçanerisht me te paharuarin Devole.
Do te ishte mire sikur te gjithe te ruajme diçka nga ky shkrim i ndjerë i Filipit.
Te lumtë z.Çakuli.Ky është solidariteti me mikun me shokun veçanerisht me te paharuarin Devole.
Do te ishte mire sikur te gjithe te ruajme diçka nga thenija e ndjerë e Filipit.
Filip Cakuli dhe Geri Kokalari Henrik Mehmeti dhe mishel Kociu dhe djali Edi Rames do kete perpalle Albi kurti ne kosove
Respekte per ty Filip sigurisht edhe Kocon qe na mungon. Ishte artist i madh por me vjen shume mire qe paska patur nje mik kaq te afert sa ty Filip. Zoti ju bekofte.
Koco dhe Filipi krenaria e shqiptarise. Na kane bere te qeshim kur gjithe politika e ketyre 30 vjeteve na ka bere te qajme. Respekte.
Koco bithelepiresi humorist si dhe ti, po droges i beri izmet si jo me mire.
Qylaxhi, rot…, e i ka pagu ndonje bileten per tja rras. Kjo do ishte me e pakta.
Ky qe jetoi dhe ne Amerike dhe nuk i dinte keto praktika.
Ky qe e beri balte me barcaleta e te tallura regjimin qe kaloi, mbasi ra regjimi sigurisht se perpara bithelepiresa te gjithe dhe ky dhjami nga Sarand apo nga eshte.
E morri me qafe Nafija me dybekun. Si bisht qeni iken. Keshtu do iki dhe ky bullari. Te gjithe biletat e rruget ja pagojti njoni e tjetri. Vete ky spaka leke as koco sillua spaska pas leke
Ua vetem ne kohen e atij qe e peshtyne pas vdekjes ka qene njerez..
Me pas vetem skllever te veshur me kostume firmato fallco, qe hane e dhj… dhe lypin gjithe diten e dites duke gjemuar qylin.
Me pas e pane te nonave te tyre. Deri ne Amerike vajten e mender hengren vetem mu..
Ju shplafte panuklla ju ish artistat e para 90.
Tani jeni vetem bishta qeni qe zvarriteni derisa sa te ktheni patkonjte si koco sillua e te tjere “kolege te shquar”
Ne koken tate o arist i madh i paarritshem.
Na mbyten katunaret , zoterinj nga fshati.
Koco bithelepiresi humorist si dhe ti, po droges i beri izmet si jo me mire.
Qylaxhi, rot…, e i ka pagu ndonje bileten per tja rras. Kjo do ishte me e pakta.
Ky qe jetoi dhe ne Amerike dhe nuk i dinte keto praktika.
Ky qe e beri balte me barcaleta e te tallura regjimin qe kaloi, mbasi ra regjimi sigurisht se perpara bithelepiresa te gjithe dhe ky dhjami nga Sarand apo nga eshte.
E morri me qafe Nafija me dybekun. Si bisht qeni iken. Keshtu do iki dhe ky bullari. Te gjithe biletat e rruget ja pagojti njoni e tjetri. Vete ky spaka leke as koco sillua spaska pas leke
Ua vetem ne kohen e atij qe e peshtyne pas vdekjes ka qene njerez..
Me pas vetem skllever te veshur me kostume firmato fallco, qe hane e dhj… dhe lypin gjithe diten e dites duke gjemuar qylin.
Me pas e pane te nonave te tyre. Deri ne Amerike vajten e mender hengren vetem mu.. me zenel me bajko me kulla, u bene gaztore per emigrantet e malluar, qe mezi fitojne leke vete me pune te lodhshme dhe paguanin dhe keta gaztoret.
Vetem gaztor dinin te benin gje tjeter hic , si kane thene punes miremengjes megjithese vinin nga katunet.
Dhe pastaj si paditur e pa kuptuar ju vinte droga vete ne duar, ne xhepa, ne makine, dhe ne tru te vogel.
Skishin asnje faj.
Burra kurva.
Ju shplafte panuklla ju ish artistat e para 90.
Tani jeni vetem bishta qeni qe zvarriteni derisa sa te ktheni patkonjte si koco sillua e te tjere “kolege te shquar”
http://www.panorama.com.al/je-i-denuar-me-vdekje-dokumenti-si-e-kercenuan-koco-devolen-se-u-tall-me-enverin-e-sulo-gradecin/
Ne koken tate o arist i madh i paarritshem o Molieri i Shqiperise.
Na mbyten katunaret , zoterinj nga fshati.
O Filip,vertet kujton se vlera te rritet po te mbash mjekerr si dikur njerezit e shpellave?
Apo ke shume pune sa nuk te del koha te rruhesh?
Se te mbash mjekerr thjesht per mode ne moshen tende e quaj rrjedhje!
Ju lumte Mitro Çela dhe Filip Cakuli per kete Memorje te mrekullueshme per te madhin e te paperseritshmin Koço Devole. Respekt dhe Mirenjohje…
Edhe Xha Mitro I qylit eshte. Ngordhin per qyl.
Dyshja Cela Cakuli, jane dyshja me qyl ne bo
te
Devole ishte Meester I madh.
Por edhe ne keta te tre, te thuash zotrote, ne Shqiperine tone kane lindur, u rriten dhe u bene burra,paveresisht se Mitrua ,ngja si nje femer e llastuar,po nejse!Duhen edhe disa breza qe Shqiptari te behet Europian ne kuptimin e plote te fjales! Mitrua u be me Saliun dhe dy te tjeret kritike te tij! Si familjet ne kohen e Partise,por edhe ne kohen e demokracise tranzitore,ca me Saliun e ca me PS. Kush do te fitonte keta te fituar ishin! Kohe Shqiptare te dashur Shqiptare! Brezi i ketyre levdon veten dhe jeton me “marrezine e madheshtise”! Mendoni njeri u be shok me Saliun dhe te tjeret armiq te tij! Po kush ishte Saliu,nga erdhi,kush e solli,kush e beri! Njelloj si historia e Saliut me Lulin! Shqiperi hesapi!
edhe ky me nje llulle ne goje me te hager copen ???????????????????♂️?♂️?♂️