Shtëpia e Bardhë: Brenda javës do të aplikohet vaksina kundër Covid tek fëmijët 5 deri në 11-vjeç

20 Tetor 2021, 17:18Bota TEMA

 

 

Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga Shtëpia e Bardhë, së shpejti fëmijë të grupmoshave 5 deri në 11-vjeç do të marrin një vaksinë kundër Covid-19.

Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin tek mjekut, në farmaci ose ndoshta në ambientet e shkollave.

Ky njoftim vjen pasi vaksina Pfizer pritet që të autorizohet për përdorimin tek fëmijët më të vegjël brenda javës, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme  pritet që rregullatorët federalë të takohen për të vlerësuar përfitimet e dhënies së vaksinave tek fëmijët.

 

 

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients tha se është duke u përfunduar plani për planifikimin operacional që të sigurohet vaksinimi tek grupmosha 5 dhe 11-vjeç.

“Ne jemi duke përfunduar planifikimin operacional për të siguruar që vaksinimet për fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç të jenë në dispozicion”, ka thënë më tej ai.

1 komente në “Shtëpia e Bardhë: Brenda javës do të aplikohet vaksina kundër Covid tek fëmijët 5 deri në 11-vjeç”

  1. Erdogan rocks! says:

    Studim I ri I NIH qe eshte institucioni me I madh shkencor ne USA.

    https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC8481107/

    Po plehrat qe vodhen votat vazhdojne programin e tyre. Fundi do ju vije ketyre krimineleve qe nuk lejojne popullin te perdori ilace por vetem vaksina. Punojne vetem per industrine farmaceutike. Vaksinat Jane te domosdoshme por jane vetem nje mjet ne luften ndaj COVID. Karma is a bitch. Kur Trump ishte me pushtet demokratet donin vdekjet Te rriteshin qe Te fitonin dhe demonizuan ilacet e kurat qe India, Indonesia I perdoren me sukses si HC etc. Tani bota do ta shohi krimin monstruoz. Dardha e ka bishtin prapa. 750000 te vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje