Pas padisë së LSI-së, reagon deputeti Alqi Bllako: Kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse

21 Tetor 2021, 16:02Politika TEMA

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit.

Në një reagim për mediat, Bllako sqaron se ai ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.

Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.

Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, thekson ai.

1 komente në “Pas padisë së LSI-së, reagon deputeti Alqi Bllako: Kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse”

  1. Besimi says:

    O veshllapush i Mond hajdutit! Thuaji njerzve qe je dhender i Ter Kokes. Qe ke marre mbesen e Terit. Pastaj na thuj zero rol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje