Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar mbajtjen e një interpelance me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.
Në një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit, Shehu shkrun se në interpelancë do të kërkohet llogari ndaj ministres mbi vaksinat e pacertifikuara që sipas tij përdoren në Shqipëri, si dhe do të kërkohet informacion në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës së vaksinimit.
9 pikat e Shehut për interpelancën:
Interpelanca e kerkuar nga une dhe depozituar me date 19 tetor, ndaj Ministrise se Shendetesise per strategjine e vaksinimit Covid ne vendin tone, bazuar ne keto ceshtje:
1-Per domosdoshmerine e vaksinimit Covid te popullesise, duke percaktuar edhe llojet e vaksinave, qe do te perdoren sipas grup moshave e individualiteteve te qytetareve.
2-Per domosdoshmerine e deklarimit te nje afati final per perfundimin e vaksinimit masiv per imunizimin e te pakten 85% te popullesise.
3-Per domosdoshmerine e nderprerjes se perdorimit te cdo vaksine te pa certifikuar nga EMA dhe vazhdimin e procesit vetem me te tilla.
4-Per nevojen e rivaksinimit te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksina te pa certifikuara e te pa efekeshme, si ato kineze e ruse.
5-Per domosdoshmerine e aplikimit te dozes se trete te vaksinave.
6-Per uljen e moshes se vaksinimit se pari ne 12 vjec.
7-Per strategjine e perdorimit te “Green Pass” Covid per vaksinat, me efekte kjo brenda e jashte vendit dhe per politiket e tjera ne stimulim te vaksinimit.
8-Per domosdoshmerine e permiresimit te sistemit paresor, spitalor, mbrojtjes se personelit shendetesor ne muajt qe vijne, per te perballuar perkeqesimin e gjendjes.
9-Per politikat e aplikimit te testimeve ndaj Covid prej Qeverise.
Ja me këtë punë merru Tritan, kjo është në dobi të shoqërisë. Ndaj them, ç’dreqin ke që bredh pas një të marri si Berisha. Ne që të njohim e dimë se ti e ke zemrën flori, pse e turpëron vehten duke shkuar pas një krimineli.