Për rreth 20 minuta është bllokuar kalimi në autostradën Lushnje-Fier mëngjesin e kësaj të shtune. Banorët e zonës kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike në një kryqëzim.
Në dy anët e autostradës radha e makinave në pritje të lirimit të rrugës shkoi deri në 3 kilometra. Aktualisht rruga është liruar dhe e hapur për kalimin e automjeteve. Atje ndodhet edhe policia.
Të premten, Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi mbylljen e kryqëzimit të quajtur “pushimi i shoferit” në autostradën Fier-Lushnje.
Barrierat e vendosura do të pengojnë kalimin mes për mes autostradës të automjeteve dhe këmbësorëve. Në atë pikë ndër vite janë shënuar me dhjetëra aksidente fatale dhe ndryshe vendi ka marrë emrin “kryqëzimi i vdekjes”. Mbikalimet thuajse nuk përdoren nga banorët e fshatrave përreth.
Po edhe pse mbyllja e kësaj njolle të zezë ishte kthyer në një nevojë emergjente, sërish banorë dhe drejtues te automjeteve nga e zonat e Krutjes, Kemishtajt e Divjakës thonë se ky vendim do të shtojë kostot e lëvizjes së tyre.
Nuk ke turp o gazetar ? Në vend që të përkrahësh protestën e drejtë të atyre banorëve që i duhet të bëjnë 20-30 km shtesë për të shkuar shtëpitë e tyre, e shkruan artikullin si një sarkazëm kundër tyre që gjoja janë aq budallenj sa nuk e kuptojnë të mirën që po u bën qeveria. Sa aksidente kanë ndodhur në atë kryqëzim gjatë viteve ?? Me numër të saktë, sa aksidente kanë ndodhur, e gjen dot ? Sa kanë vdekur tek ai kryqëzim që e quan “kryqëzimi i vdekjes” ??? Po pse duhej mbyllur ky dhe jo ai i Savrës ? Identik si “Pushimi i shoferit” është edhe ai i Savrës, dhe ai shërben vetëm për një fshat ndërsa ky shërben për rreth +50 mijë banorë ! Sipas logjikës tuaj dhe qeverisë, autostrada “Rruga e Kombit” që ka aksidente pothuajse çdo ditë dhe me pasojë vdekjen, pothuajse çdo muaj, duhet mbyllur ??? Kaq e vështirë është të vendosësh një patrullë policie rrugore ? Apo ti je Ok, nëse qeveria që ti ke zgjedhur do të të thoshte që për të shkuar në shtëpinë tënde nëse jeton në qendër të Tiranës, duhet të shkosh njëherë tek QTU-ja e pastaj të kthehesh (që ta kuptosh, aq është largësia e re që duhet të udhëtoj këta banorë) ?
Vertet qe eshte turp te bllokosh rrugen banoreve keshtu, pa asnje mase paraprake.
Por nuk eshte me pak gjynah qe gjate gjithe rruges Fier Lushnje ju behet zbor shqiptareve, sepse Autoriteti rrugor, bashkite, banoret, bisneset e zones, duke patur gati mbikalime ura beroni per se mbari, nuk kane vene ujet ne zjarr qe te mbushin me inerte rrugekalimet nga larte.
Kosto afer zero, koha e nevojshme per ti projektuar e mbushur fare minimale.
ARrSh me pak impenjim e me pak leke mund ti kishte dhene zgjidhje me kohe problemeve te prapambetura te kesaj arterjeje te rendesishme te paguar 100% dhe te dorezuar gjysma-gjysma.
Ne, sot nuk mundemi te kalojne ne superstarade si gjithe bota me 110 deri 130 km ne ore, por me 40 km ne ore se do kaloje nje qerre nga nje ane ne tjetren.
ARSH dhe qeveria i shkarkon preblemet ne kurriz te banoreve te zones , ne vend qe ti zgjidh perfundimisht .Kane kaluar shume vite qe kur u ndertua rruga pa asnje mbikalim , jashte standarteve dhe zgjidhja gjendet duke i detyruar banoret te sorollaten .Protesta eshte shume e drejte dhe nuk duhet te perfundoje perderisa qeveria ta zgjidh kete problem per se mbari duke ndertuar mbikalimin .