E rëndë: Covid i merr jeten 27 vjeçares nga Saranda, e reja nuk e fitoi dot betejën me virusin

23 Tetor 2021, 19:50Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë njofton se 7 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 629, nga 4249 testime të kryera.

Shqetësues është fakti se koronavirusi vijon t’u marrë jetën edhe të rinjve. Kjo pasi mes 7 viktimave të raportuara sot, është edhe një vajzë vetëm 27 vjeçe.

“Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, njoftoi Ministria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje