Media gjermane paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri, pasojat për Europën do të jenë të mëdha

24 Tetor 2021, 09:36Bota TEMA

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin. Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës.

Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste. Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën. “Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë. Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve. Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

 

 

3 komente në “Media gjermane paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri, pasojat për Europën do të jenë të mëdha”

  1. Let's go Kosovo says:

    Ka vetem nje konflikt vellazeror, midis Kosoves dhe Serbise.

    1. Uran Marku says:

      Ka vetem nje konflikt , midis motres tende dhe mua …..sma mer ne goje ….lol , vura dhe” lol “qe te mos te mbetet qefi ….. pederast

  2. Kanibalet BE kerkojne te shikojne gjake , ne dritaret e tyre ,
    per mos te harruar traditat e te pareve te vet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje