“Na jep çelësin e kasafortës”, u dhunua nga grabitësit, flet biznesmeni: Më lanë në gjak, më prenë gishtin me gërshërë

24 Tetor 2021, 12:20Kronika TEMA

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes në zonën e Niklës mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që e gjithë familja është marrë peng dhe është torturuar.

Biznesmeni deklaroi se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin. Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori.

Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro.  Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.

“Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më.

Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha ai.

1 komente në ““Na jep çelësin e kasafortës”, u dhunua nga grabitësit, flet biznesmeni: Më lanë në gjak, më prenë gishtin me gërshërë”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Ngjela i tredhur (atheos): po bejme shtet, birazeret tane turkoshqipfoles jane njisha prandaj nuk na do athina,moska,beogradi……. allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje