Top Channel rekord historik, 10.1 milion klikime për 24 orë në kanalin youtube

24 Tetor 2021, 13:52Sociale TEMA

Top Channel arriti këtë të shtunë rekordin historik të shikimeve në kanalin zyrtar në Youtube. Sipas grafikut mbi 10,1 milionë shikime pati vetëm të shtunën, duke bërë që të thyhej rekordi i një jave më parë me 8,1 milionë shikime brenda 24 orëve.

Ky është rekord historik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan për një kanal televiziv në youtube. Kjo është një nga shifrat më të larta të arritur ndonjëherë më shumë se çdo media tjetër vizive në Shqipëri.

Grafikët e audiencës tregojnë një rritje të fortë të shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun.

Youtube është kthyer në një matës shumë i saktë i audiencës dhe si i tillë tregon që Top Channel njësi matëse apo garë ka vetëm me veten sepse ndjekësin e tij janë shumë më poshtë me shikueshmërinë. Kujtojmë se ndjekësi më i afërt që është televizioni Klan ka shikueshmëri 1.4 milionë në ditë ose gjashtë herë pak se Top Channel që ka arritur në 10.1 milionë shikime në ditë.

Sezonin e kaluar Top Channel arriti 1.5 miliardë shikime në Youtube ndërsa ndjekësi më i afërt Tv Klan vetëm 600 milionë. Duhet theksuar se Top Channel ka shikueshmëri dy herë më të lartë se të gjitha mediat e tjera së bashku. Sot Top Channel ka 1.84 milionë ndjekës në Youtube shifër kjo që rritet çdo ditë me 2 mijë ndjekës të rinj. Programacionet e shumta dhe të pasura dhe prodhimet shqiptare aq shumë të pëlqyera nga shqiptarët kanë pasur një ndikim të fortë në arritjen e këtij suksesi të televizionit të të gjithë shqiptarëve.

Këtu përfshihen edhe informimi i gjithanshëm, debatet politike, programet për çdo moshë dhe shtresë shoqërore, dhe padyshim spektaklet. Humori dhe reality show më të famshëm në Shqipëri dhe jo vetëm.

7 komente në “Top Channel rekord historik, 10.1 milion klikime për 24 orë në kanalin youtube”

  1. Asd says:

    Se pari keto qe shkruhen ketu mund te mos jene te verteta. Se dyti cfare kane klikuar 10 milion here? Ne faqen tuaj nuk ka as analize as gazetari investigative qe “te hike petlla” dhe te klikosh e 10 milion here. Shqetesohuni qe cilesia te mbeshtetet tek e verteta dhe faktet qe duhet te sillni nga investigimet te shenojne thellim dhe zgjim te ndergjegjes kolektive. Kanalet e mira tv nuk ngazellehen nga klikimet per Big Brother, por nga kontributet qe sjellin ne shoqeri.

    1. Rrumpalla says:

      Asd, Bravo I ke rënë pikës. Shikueshmëria nuk nënkupton cilësinë. E vërteta është se të gjitha kanalet shqiptare janë long long. Njëra më mut se tjetra.

  2. RTM,TELENORBA,TELEDUE says:

    Shumica e shqiptareve jane akoma me sindromen e Elektrik blu qe jepte dyshi I sllavit ne mesnate ne vitet 80.

  3. Ladi says:

    Jeni te gjithe kanale Porno – degradim komplet dhe shikoheni nga llumi, degjenerimi kolektiv qe ka mberthyer shoqerine shqiptare. Gallata tallava, reklame jetes se shthurur e pa parime – thjesht jeni te gjithe e njejta fekale. Vazhdoni me euforine e klikimeve. Historia ju ka damkosur me damken e turpit dhe te degradimit.

  4. Al says:

    Komplet shrim i paguar,
    Top channel nuk I vjen mire qe tv klan ka rritur audiencë qe kur nuk shan me Edvin Ramen.

  5. Adi says:

    Reklam dylekshe. Popull hajdar, popull i perputhizuar ne qelize. Topi ka degraduar ne kanal silikoni si gjith shoqeria jone katunare

  6. Hallexhiu i "Fiksit" says:

    “Fiks Fare”, qe te “zgjidh” hallet, Qe te dend me ilaçe dhe birre nga me “cilesoret”; Arbane Osmani qe pret miqte “me sallam e proshta ma ate arome te mrekullueshme”, me BBV, qe edhe ne vendet me rurale te Indise e Malajzise nuk ka shtepiake qe e shikon; me “Wake Up”, qe te le pa fryme kur del ne ekran; me ate “anglishte” perfekte qe flasin “gazetaret” me te mira ne Univers, te cilat, te lindura dhe te rritura ne brigjet e Tamis- it (perroi Lana me e mundeshmja), nuk ka si te mos e flasin aq rrjedhshem gjuhen e bukur amtare anglo saksone; me Eni Vasilin, qe bene komente ne dobi te qafethyereve, por sidomos kur te ftuar jane Andi Bushati, E. Abilekaj, njefare Zekthi,dhe e papara Klodiana Lala; dhe “qershia mbi torte” humori i Portokallise, sidomos kur fillon me ato pjese baleti si arinjte e uritur ne polin e Veriut, qe ne vend te te japin ndesine e bukur te delikateses, te njerezores, te japin ndesine e frikes nga shpellaret dhe nga te pasuruarit me ane te “talentit” te tyre.
    Ja pra, keto jane arsyet, simbas meje, qe “Me i Miri Kanal”, ka fituar me djersen e kafese ……. “Lori” admirimin e 10.1 milion trapave qe e kerkojne ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje