Artan Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Demir Backës: Targat, kamerat dhe roli i familjes

25 Tetor 2021, 17:28Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur skemën e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në Fier. Hoxha tha se personat që kanë kryer ekzekutimin janë të ndarë me një skemë të mirë strukturuar nga porositësit te ekzekutorët dhe persona që kanë djegur makinën.

Ai tha se këta të fundit janë paguar vetëm për djegien e makinës për të krijuar konfuzion te policia dhe nuk kanë pasur lidhje me ekzekutimin e Backës.

“Ngjarja është raportuar nga qytetari digjital si një qytetar i dhunuar. I ka kapur grupi që kontrollonte territorin. Unë mendoj se është e rëndësishme të prevalojë gjakftohtësia dhe qetësia.

Edhe në Fier i zgjidhin vetë problemet. Kemi të bëjmë një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja.

Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas.

Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë”, tha Hoxha.

Ai theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja është e pajisur me kamera sigurie dhe do të jetë pamjet e marra prej tyre që do të çojnë policinë në ndonjë indicie për zbulimin e autorëve.

Ai u shpreh se targat e Kosovës kanë lidhje me origjinë e viktimës, i cili është mes shqiptarëve të Kosovës të vendosur prej vitesh në Fier.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova  Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Autorët kanë kryer atentatin. Automjeti është me numër shasie të fshirë. Autorët janë kujdesur të fshijnë edhe numrat e armëve.

Unë besoj se me autorët e kësaj ngjarje ose kush fshihet pas kësaj ngjarje. Kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi.

Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar.

Ti mund të shoqërosh 25 veta atje por ato nuk kanë asnjë vlerë. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë.

Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor.

Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier.

Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta“, tha Artan Hoxha.

9 komente në “Artan Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Demir Backës: Targat, kamerat dhe roli i familjes”

  1. Zoni ijes says:

    Per cdo vrasje ky muzhiku sqaron se ku rrine bandat
    Dhe do degjoni krisme tjeter, Pastaj del ajo koke kafsh lala dhe zberdhen dhe ajo vrasjet, problemi eshte se te dy keta gazetaruce jane pjestar bandash dhe gjobevenes

    Mjer ai vend per keta tipa gazetaresh

  2. Scutari says:

    Po për grabitësit në Nikël, çfarë thotë gazetari Hoxha?!??

    1. SCUTARI..THOT QR 100 MIJ EUROT TI MBAJ NE BANKE JO NE SHPI…DHE TI HYJ PAK SPAKU KTIJ ISH POLICIT ME GJITH ATE PASURI

  3. Kosovari says:

    Po e tha ky e ka thene perendia????
    Vari lesht.
    Vrasje tek piaza, vrasje ne qendra pa me te voglin problem, kjo eshte e verteta e ketyre vrasjeve dhe asnje nuk flet.
    Vertet keta qe po vriten e kane nje te shkuar te keqe por te vriten ne qendra qytetesh eshte jashte cdo aspekti normal dhe sigurie.

  4. Mal Cori says:

    Pse janë të fuqishëm kosovarët në Fier? Të fuqishëm janë myzeqarët jo kosovarët.
    Myzeqarët rrojnë deri 100 vjeç, apo kur tua mari jetën zoti, kosovarët nuk e kanë jetën më të gjatë se 50 vjeç.
    Tahmoja e modhe të len pa gjo, thonë andej nga Myzeqesë.
    Apo jo… Nuk thonë kështu… Ata thonë: Ja dhe Loni pi betoni, ja dhe Peti pi vërteti….

  5. Pordhe me rigone.... says:

    Cer thu mor analist…..
    Dhe ki koktunxh paguhet per kete “xhevair” qe shkruan…!?

  6. Ka fantazi të admirushme dhe nga skenaristët më të mirë të filmave aksion , apo dhe të vetë grupeve kriminale , per t’i zbatuar në ndonjë krim tjetër të rradhes (qe kurre mos ndodhshin) , që mos zbulohen lehtë nga policia a prokuroria !

  7. Vranakonti says:

    Artan Hoxhen e kame ndjekur vazhdimisht ne emisione dhe investigimet e tija si gazetar, mua me len pershtypje se investigimet e tija i afrohen realitetit dhe si e till duhet besuar dhe vleresuar drejte,pozitivisht.

  8. Arjani says:

    Tani boll bere te gjithediturin per cdogje dhe cdo ngjarje. Ke filluar te manipulosh dhe qe nuk dihet ne emer te kujt. Keta kane hesape me njeri tjetrin dhe i gjithe fieri i di. Policia te filloje me verifikim e pasurive te ketyre njerezve sepse ato para jane burimi dhe financimi i krimit. Kjo kategori njerezish te grupuar ne fise si familje mafiozesh nuk dine te gezojne pasurine. Ju rrofte pasuria kur vriten rrugeve dhe rrine gjithe jeten nen tension. Nuk dine te thone mjaft, te bejme paqe per hater te brezave por gjak, para dhe trafik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje