REPLIKAT/ Braçe denoncon rrugët "e lënë rrugëve", i përgjigjet Lulzim Basha: Pse s’i mbyllët në 8 vite?

25 Tetor 2021, 18:32Politika TEMA

Pa e hequr maskën dhe duke nxjerrë disa foto, deputeti i PS, Erion Braçe ka denoncuar një “rrugë të lënë rrugëve”, mbikalimet dhe nënkalimet e së cilët nuk janë përfunduar ende, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve.

Denoncimi ishtë për një rrugë në zonën e Lushnjës që lidhin shumë fshatra në zonë, ndërsa deputeti tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Teksa publikoi foton e një nënkalimi, Braçe tha se ai ishte aq i vogël sa Bashës do i prishte flokët, ndërsa Ramës do i priste kokën.

“Aq dinte aq dëm bëri, mua më intereson diçka tjetër. Dua të di që rruga u ngjesh me rul dhe ministri sipër rulit tani është bërë kanal sepse nuk mban ajo tokë është moçalore, po mbikalimet ku shkuan. Do t’i kërkoj ministres a ishin mbikalimet ku shkuan. Këto kanë ngelur në ajër as hip as nuk zbret dot. Disa mbikalime kanë ngelur kështu.

Ndërsa ky këtu është nënkalim skandaloz! Pa diskutim që papaqët, biçikletat, veturat, unë, hyjmë këtu. Por kryetarit të opozitës i prishen flokët, ndërsa kryetarit të qeverisë i këpusin kokën, sepse është shumë i gjatë. Janë tunele që janë jashtë standardit.

Këto nuk janë justifikime për partinë socialiste. Ne na intereson që banorët të kenë askses në të dy krahjët e rrugës, akses në pronat e tyre.

Nuk ka asnjë justifikim as për mua as për partinë e PS. Dua të di projekti ka qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe pastaj i takon qeverisë t’i japë zgjidhje nga nyjet dhe deri të gjithë fshatrat që të lidhen me njëra tjetrën”, tha Braçe në Kuvend.

Atij iu përgjigj Lulzim Basha.

“Ka njeri këtu që nuk e di atë anektodën që autostrada duhet të ketë katër korsi. Ajo rrugë u bë me paratë e italianëve, pse nuk u përfundua në tetë vite pushtet? Përgjigjia është këtu, shikoje pak, Zambia, Shqipëria, shiko dhe burimin, Banka Botërore, urdhëro fokusojë zotëri ta shohin shqiptarët.

Ja ku i ke rrugët anësore të autostradës dhe mbikalimet e papërfunduara të autostradës. Ku i ke taksat e rritura, faturat e dritat e rritura. Sa vetë ke që vranë veten për një faturë energjie e për një bisht cigareje.

Janë nën përgjegjësinë tënde, ndoshta nuk janë në zonën tënde dhe s’e konsideron përgjegjësi. Por i kam me emra, s’dua t’i përmend sepse mund të gërric zemrat e nënave e baballarëve shqiptarë. Ky është baba e nëna e korrupsionit“, tha Basha.

Replikat mes Brçces dhe Bashës

Erjon Braçe: Pastrimi nga korrupsioni dhe lufta nga korrupsioni kërkon prova dhe fakte. Veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e parasë publike. Në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007 dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe tjetra e opozitë sot morën përsipër të ndërtojnë rrugën që kalon nëpër Lushnje dhe shkon në jug të vendit. E para mori përsipër dhe ndërtoi aksin nga Rrogozhina në Lushnje e dyta mori përsipër të ndërtojë rrugën nga Lushnja në Fier. Të dyja rrugët të ndërtuara gabim, kur ndërprenë apo ndanë përgjysmë fshatra të tërë. Një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës.

Ndërkohë që qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar disa rrotullame për ti dhënë mundësi njerëzve të ktheheshin në shtëpi apo në tokat e tyre, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësi të shohim një autostradë që ndërpritet në 4 segmente. Shkon me shpejtësi dhe pas 4 km duhet të ndalosh për tu kthyer o majtas o djathtas. Kjo rrugë ishte vepra e parë e një ylli të ri ngjitës në fushën e infrastrukturës. Aq dinte dhe aq dëm bëri. Mua më intereson dhe dua të di, përtej faktit që rruga u ndërtua me shtuf, u ngjesh me rul dhe me ministrin sipër rulit, tani është bërë kanal në mes, sepse shtufi nuk bën, dua të di po mbikalimet ku shkuan. Do i kërkoj ministres që të verifikojë nëse në projekt ishin mbikalimet apo jo. Projekti ka qenë me mbikalime, por shikoni si ka ngelur, në ajër. As hip dot dhe as nuk zbret dot.

Lulzim Basha: Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që flet sikur është deputet për herë të parë i Partisë Demokratike. Nuk është kështu. Është ndër deputetët më jetëgjatë i këtij parlamenti, ndër më aktivët kur ishte në opozitë, madje kolegët më thonë ndër më aktivët kur kërkonte informacion nga një qeveri, që faktikisht që çdo informacion që kërkonte ia jepte, ndryshe nga ç’është zakoni i regjimit 8-vjeçarë të Edi Ramës që për t’i marrë një dokument shtetit është më e vështir sesa të futesh në arkivat sekrete të Vatikanit. Arsyet dihen.

Nuk ka të bëjë as me ruajtjen e detajeve të jetës të së shenjtëve apo dëmit që mund t’u shkarkohen relikeve të shenjta. Por me korrupsionin që shpërthen në çdo shkresë, e vërtet apo e manipuluar e shtetit. Por meqë po flasim për një zonë të cilën dhe unë e kam shumë përzemër, ndonëse nuk ka pasur nderin ta përfaqësojë asnjëherë drejtpërdrejtë, sigurisht e përfaqësojë si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Atyre me siguri iu kujtohet diçka që papritur nuk i kujtohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë. Rruga ishte projektuar, financuar dhe ishte gati për të filluar, po nuk fillonte dhe nuk fillonte në kohën kur qeveriste Partia Socialiste. Se pse nuk fillonte, këtë mund t’ua thonë përfaqësuesit italo-shqiptarë që ishin kontraktuar. Dhe pse kjo pengesë u zhbllokua menjëherë me ndryshimin e 3 korrikut 2005, po kështu mund t’ua faktojnë ata.

Padiskutim që fondet në dispozicion nuk parashikonin as rrugë dytësore dhe as përfundimin e mbikalimeve. Por një gjë është e sigurt, jo vetëm këtë rrugë, por në çdo rrugë dhe në çdo vepër infrastrukturore tenderuar në periudhën 2005-2007 sipas raporteve të KLSH, kursimi minimal i preventivit ishte 16%. Numri minimal i pjesëmarrësve në tender ishte 5. Krahasojeni pak me sot. Më numëroni me gishtat e një dore një tender të këtij shteti që nuk fitohet nën 99%. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 ofertues. Pse? Sepse ky reagim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e varfërisë, dëshpërimit dhe revoltës legjitime të banorëve të Divjakës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.

Erion Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt.

3 komente në “REPLIKAT/ Braçe denoncon rrugët “e lënë rrugëve”, i përgjigjet Lulzim Basha: Pse s’i mbyllët në 8 vite?”

  1. Taulant says:

    Po ky miu ankohet mbas 8 vjetesh ne pushtet kur nuk ka ndertuar asnje rruge.

  2. sapa says:

    Kulmi!A ishte ne pushtet ky lepuri?

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Jepi Braçe, llapaqen i lindur! Dëmi që i keni sjellë ju të dy, si ti dhe Berisha drejtësisë, duke shitur si të mjaftueshme për drejtësinë në këtë vënd, lehjet tuaja, meriton një të atillë ndëshkimi që të mos harrohet kurrë. Të vuri Rama zv. Kryeministër, zgjyraq i lindur vetëm për të bërë ham-ham dhe tregove shqeto aftësinë tënde ZERO për punë. Por bëri një gabim fatal, që nuk të qëroi dhe nga parlamenti. E nëse do e kishte bërë, do t’i bënte me këtë rast një të mirë të paimagjinueshme vëndit, sepse do t’i jepte fund mësimit të fëlliqur që buron nga sjellja jote konstante, se lehja është dhe duhet të konsiderohet punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje