Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike raportin e institutit ndërkombëtar “World Justice Project”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e fundit në Europë për shtetin e së drejtës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha theksoi se me këto nivele korrupsioni që janë pasqyruar në raport, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të hapë negociatat me Bashkimin Europian, por vetëm me “unionin afrikan”, duke akuzuar Qeverinë Rama.
“Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.
Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin meriton të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri”, u shpreh Basha.
Shterpesi politike Me politike rraciste nuk vihet ne pushtet. Nuk eshte se jemi ne me mire se Afrika dhe ti perbuzim ata Ne pak a shum nje nivel jemi. Shume nivel i ulet politik
Po eshte shume e vertet por problem qendrone se kushe e thote se pse edhe ti je i korruptume nje lloje si Edi Rama Sali Berisha ilir Meta… Ndoshta eshte vertet se korrupsjoni eshte rriture keto 8 vite edhe me shume e si do mose kohet e fundi..Edi Rama në bashpunime me kompanite Turke e Erdogani por vjelle taksat e Shqiptarve e po ben kredine por eshte nje problem tjeter se ju jeni edhe vrase… Te pakten Edi Rama Deri tani nuk ka vrare …. po si ti si Edi Rama Sali Berisha ilir Meta duhet të shkoni në burge
Po e bere vetingun te pd do iki grigja suma o lulzim
Mos bej gabime te tilla se në sy te nderkombetareve cilesohesh racist, keshillohu nje here para se te flasesh brockulla te tilla se rrezikon karieren politike