Alarmi kolegëve: Raportimet për Thoma Gëllçin po godasin procesin ligjor

26 Tetor 2021, 16:48Sociale TEMA

Disa shoqata gazetarësh kanë reaguar lidhur me raportimin e arrestimit të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, Thoma Gëllçi.

Ato apelojnë për një proces, sa më të drejtë, të hapur dhe transparent.

“Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve, shprehin shqetësimin e tyre për shkeljen e prezumimit të pafajsisë dhe në ndonjë rast pasqyrimin, jo profesional të disa mediave, në raportimin e arrestimit të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, Thoma Gëllçi!

Ndërkohë theksojmë që dosja gjyqësore do të gjykohet vetëm nga gjykata dhe do të jetë ajo që do të jap verdiktin e saj!

Shoqatat e Gazetarëve apelojnë për një proces, sa më të drejtë, të hapur dhe transparent!“, nënvizojnë organizatat.

3 komente në “Alarmi kolegëve: Raportimet për Thoma Gëllçin po godasin procesin ligjor”

  1. Pjeter says:

    Haha…shoqata qesharake, karikatura gjobvensish e interesaxhinj!

  2. Botuesi says:

    Po çhyjne shoqatat e kazaneve mediatik ne ket mesele. Keni ngatru udhe or te shkalafitur Leni Thomon ta shkoj vjeshte e dimen nqeli se osht ngrofte. Marte pas vedi dhe Martin Cubin prej Lezhe me pseudonimin Leku. SPAK di çbon me Thomon

  3. Nik says:

    Po hani ate qe keni korrur. Per Thoma Gellcin duhet prezumimi i pafajesise deri sa te vendose gjykata. Per te tjeret, i paraqesni neper faqet e kronikat tuaja si te jene kriminele, packa se mund te jene viktima mashtrimi apo ndonje situate tjeter. Me sa kam degjuar, Gellci eshte burre zotni, por sic tha Shen Thomai, pa vene doren ne plage nuk besoj. Nuk e ve doren ne zjarr per askend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje