Rama shpërndan videomesazhin e Lorik Canës: Nuk kam pasur dyshime për vaksinën, e kam bërë sepse…

26 Tetor 2021, 09:25Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videomesazhin e ish- futbollistit të njohur Lorik Cana i cili  bën apel që qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe të gjithë shoqërisë.

Cana shprehet se nuk ka pasur asnjëherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave.

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina dhe ishte vetëm një çështje kohe e cila, të gjithë besoj i kishim sytë të kthyer tek ajo. Dua të jem 100%, le të themi i sinqertë dhe dua të them që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që ka dalë”, tha Cana.

Ish-futbollisti ju ka bërë një apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë ndaj Covid-19, për të mbrojtur shëndetin e familjarëve të tyre.

“Kam qenë gjithmonë i sigurt që vaksina është një mjet i cili të ndihmon ty për t’u mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi dhe gjithsesi për të mbrojtur edhe prindërit e mi. Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë tonë, kemi lloj-lloj vaksinash, fëmijët tanë marrin lloj-lloj vaksinash, është faktori pse jetojmë më mirë, jetojmë më gjatë, jetojmë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Kam qenë menjëherë i sigurt që ajo është mënyra më e mirë për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi e pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, nënvizoi Cana në mesazhin e tij.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj Covid-19.

3 komente në “Rama shpërndan videomesazhin e Lorik Canës: Nuk kam pasur dyshime për vaksinën, e kam bërë sepse…”

  1. Let's go TemA says:

    Rama- Cana-TemA= Bill Gates.Sorros….lol.
    =
    Let’s go Edver!

  2. Ilirjan says:

    Bravo Lorik, por disave u eshte mbushur mendja qe vaksinat jane shpikur per te vrare.Nuk ke c’ben,ai qe do, le ta beje. Po te mos e kishin shpikur vaksinen, te njejtet njerez do te “rebeloheshin”… ja, duan te na vrasin, nuk duan ta bejne vaksinen per njerezit ne mase?Jane te njejtet, me te zgjuarit, antisistem antigjithcka.Pranveren e ardhshme, kur te kete kaluar pandemia, me siguri do ti degjojme prape, anti dicka tjeter. Jane te zgjuar, nuk ke c’u ben.

    1. Indignados says:

      Vaksinat kane shpikur per tu shitur!! Po kjo ta mbush mendjen? Se ti e LC pranoni vaksinimin pa ditur efektet anesore afat-gjata, nuk do te thote qe te jene te gjithe dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje