Fizika dhe Kimia në universitete në rrezik, dekanët: Të shpallen me interes kombëtar

24 Tetor 2021, 16:40Sociale TEMA

Nga viti në vit të rinjtë të cilët preferojnë degët ekzakte si matematikë, fizike apo kimi ka ardhur në ulje.  Jemi ne degën e kimisë së përgjithshëm ku nga 100 kuota janë regjistruar vetëm 25 studentë. Problem mbetet fizika ku janë regjistruar vetëm 16 studentë.

“Po e shohim këtë proces në vijueshmëri 6 vitet e fundit. Kemi vënë re që fizika ka rënie qoftë në aplikim dhe regjistrim, edhe kimia ka dy vite shumë pak regjistrime, këtë e ka ndjerë edhe kimia industriale dhe mjedisore. Për fizikën jemi 14 nga 90 kuota, kimi 25 nga 100, kimi industriale 36 nga 100”.

Sipas zëvendës dekanes së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, tre janë shkaqet që disa degë rrezikojnë mbylljen në vitet në vijim, duke sjellë një krizë në daljen e mësuesve për këto programe.

“Numri i ulët i nxënësve në sistemin parauniversitar, tregu i punës nuk janë shumë të favorizuar. Dhe faktori i tretë është rritja e pakontrolluar e kuotave në degët shumë të preferuara”.

Për drejtuesit e universiteteve, disa degë duhet të kalojnë në prioritet kombëtar.

“Janë një grup prog studimi si fizika, kimi dhe matematike që duhet të kalojnë prioritet kombëtar dhe trajtohen ndryshe. Që te kemi mësues në disiplinat shkencore”.

Edhe disa degë të gjuhëve të huaja rrezikojnë mbylljen, si rusishtja apo greqishtja.

6 komente në “Fizika dhe Kimia në universitete në rrezik, dekanët: Të shpallen me interes kombëtar”

  1. Baliu says:

    Per ti bere terheqese keto shkenca duhet qe ato te nderilidhen me diqka te preferuar, p.sh. kimia romantike, fizika poetike, matematika tallava etj.

  2. Taruba says:

    Po t’u mesosh studenteve fiziken e shek. XVI dhe matematiken e shek XVIII, cfare pret? Programet tuaja si 50 vjet me pare dhe kerkoni studente “te rezervuar”. Pa le, kush do i mesoje, Hafizeja qe shikon Henen me teleskopin loder te blere 30 vjet me pare ne Paris.

  3. Universitetet Kjoska ku tregetohen Diploma dhe kultivohet Kurveria studentore

  4. Jeta says:

    Për me qenë atraktive për studentët këto drejtime duhet të kenë institute shkencore si instituti I Fizikës, I Kimisë, I Biologjisë. Mirëpo dihet se sa ju japim ne shkencës. Duhet të hapet një institut I kanabisit atëherë flasim.Turp politika e kanabisit.

  5. Tuci says:

    Po perderisa Mesuesit e Biologjise japin Kimine neper shkolla dhe Mesuesit e Kimise rrine pa pune!
    Mire bejne qenuk shkojne per Kimi e Fizike!

  6. Ilir says:

    Tregu i punes dikton. Te rinjte nuk jane budallenj. Po zgjedhin deget qe u hapin rrugen e punesimit, perspektive. Mbi te gjitha infermjeri mjekesi eshte trendi,por edhe financa menaxhimi, turizmi.Salibanizmi ka shume faje, por mjaft, sepse tashme 8 vjet qe pergjegjesia è qeverisjes u takon te tjereve. Le te zgjedhin politika e duhura e te ndryshojne shpejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje