Humbi nënën nga Covid-19, gazetarja Jonida Shehu: Nëse nëna ime do e merrte vaksinën në kohë sot gjërat do ishin ndryshe

24 Tetor 2021, 17:23Sociale TEMA

Në kohët e vështira covidiane që po jetojmë, vaksina është e vetmja armë në “luftën” me COVID-19, pikërisht këtë ka theksuar edhe gazetarja Jonida Shehu e cila disa muaj më parë ka humbur mamin e saj, nga virusi i rrezikshëm për shkak të vonesës në marrjen e vaksinës.

Ajo tregon se COVID-19 ka prekur edhe persona të tjerë të familjes së saj, por për shkak të vaksinës ata sot janë në jetë, ndërsa nëna e saj jo. Videon, ku gazetarja rrëfen eksperiencës e saj me koronavirusin, e ka publikuar kryeministri Edi Rama.

Shehu në fund të videos ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të gjithë lidhur me vaksinën, duke thënë se koha e duhur për ta bërë është Tani dhe jo nesër. Ajo shton se nëse nëna e saj do ta  kishte marrë vaksinën në kohë, gjërat sot do të ishin ndryshe.

Mesazhi i gazetare:

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in sot.

Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë gjatë këtyre ditëve pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.

Mbas nënës time unë kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim.

Mundësia që vaksina mund të të shtojë qoftë edhe një përqindje pro armëve të tua në luftë me virusin, duke marrë parasysh sa i tmerrshëm dhe i paparashikueshëm është, ja vlen.

Nuk është nesër koha e duhur, është sot ose dje nëse mundësh, mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu përpara pak muajsh.

14 komente në “Humbi nënën nga Covid-19, gazetarja Jonida Shehu: Nëse nëna ime do e merrte vaksinën në kohë sot gjërat do ishin ndryshe”

  1. Davidi says:

    Ashtu eshte, do ishte ndryshe! Ata qe vaksinohen e kane vdekjen me te lehte.

    1. Mos fol says:

      Komentues cope mish

    2. ?????? says:

      david leshi je nje cop idioti edhe pik

  2. Qytetarja says:

    Mos degjoni injorantet por degjoni shkencen
    Sa me i shkolluar te jete njeriu aq me i bindur eshte tek shkenca
    Injoranca mbetet injorance
    Vaksina eshte dhe do mbetet arma e vetme per te mos humbur jeten
    Vaksina nuk eshte antiplumb per te mos zene covid-19 por ama eshte arma e vetme qe te ben te mos vdesesh po te zeri covid-19
    Njerez vaksinohuni vaksinohuni vet dhe vaksinoni femijet se kur ndodh qe te ndodh gjema atehere ska vlere mendja juaj

    1. ................ says:

      ik mar bole. e bane mjeksine shkence ekzakte.
      mjeksia funksionon per tentative.
      pa permend faktin se ne shqiperi nuk ka mjeksi. thjesht kryejne protokolle te ardhura nga jashte.

      1. Popull hajvan says:

        Po ti super dele injorante, kur te shkosh ne spital, do marresh ilace apo do shkosh te mesosh perberesit njehere?
        Kur ble shtepine, e certifikon ti vete cilesine e ndertimit? Apo kur ble buken, kur nget makinen e te tjera e te tjera, i di ti te gjitha proceset? Gomere

  3. ILIA TOLI says:

    Vaksinat s’janë karamele. Në fakt unë s’jam vaksinuar kurrë ndaj gripit. Por njeriu duhet të vlerësojë rreziqet dhe përfitimet dhe të marrë vendimin e duhur. Vendimi i duhur për kovidin është të bësh vaksinën dhe të falënderosh Zotin që të dha mundësinë.

  4. Popull says:

    Qytetarja dele. Ti pretendon se njeh shkencen? Se e di se çka brenda vaksina, se çfare eshte oksidi i grafenit, se cili eshte mekanizmi i geneve, se çfare eshte nje mARN, se çfare eshte nje proteine, pse kjo quhet “spike” etj? Injorante, perpiqu ti lexosh keto, pastaj fol. Dele.

    1. Popull hajvan says:

      Po ti super dele injorante, kur te shkosh ne spital, do marresh ilace apo do shkosh te mesosh perberesit njehere?
      Kur ble shtepine, e certifikon ti vete cilesine e ndertimit? Apo kur ble buken, kur nget makinen e te tjera e te tjera, i di ti te gjitha proceset? Gomere

  5. Kozmo says:

    Vaksina ka marre shume jete njerzish!!!!!
    Ngushellime per Nenen.

  6. tirona says:

    Dhe ne vdekjen e nenes tende ke ndikuar mjaftueshem dhe ti vete dhe te gjithe ju si gazetare qe ju eshte dhene munesia te keni ne dore nje mikrofon dhe per xhepat e pronareve tuaj jeni gati te sakrifikoni te afermit qofte dhe prinderit tuaj duke u mare cdo dite me lloj lloj teorishe konspirative ,jo cipi jo soros jo billi dhe nuk mbeshtetni shkencen!!!!!! Mos reagoni vetem kur ju djeg ne shtepite tuaja.

  7. Epidemiollogu says:

    Bravo qytetarja , eshte pikerisht ashtu , VAKSINOHUNI .

  8. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Pyetje : perse nuk ishte vaksinuar nena jote ? Me duket se pak pergjegjesi mban edhe ti zonje……( ndoshta nuk eshte momenti per te thene kete, por te jemi realiste)

    1. Shko puno says:

      Kete e ka thene vete zonja, hap syte dhe lexo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje