Helmimi masiv në Krujë, Manastirliu: Të shtruar edhe fëmijë, po hetojmë të gjitha pistat

26 Tetor 2021, 12:10Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në spitalin e Krujës ku ka parë nga afër qytetarët e shtruar në spital, për shkak të helmimit.

Ministrja tha se rreth 370 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore ndërsa në spital ndodhen 30 persona.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimni e nevojshëm janë konsultuar. Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë  e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat?

Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjiutha aspektet. Rezultati i analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi  rezultatet do kemi një raport të detajuar. I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet. Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor“, tha Manastirliu.

1 komente në “Helmimi masiv në Krujë, Manastirliu: Të shtruar edhe fëmijë, po hetojmë të gjitha pistat”

  1. Dani says:

    A ju dhefsha shtetin me mute që keni ndertuare more hajdute te ndyrte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje