E ardhmja e Ilir Dajës në rrezik, ish trajneri i Tiranës e konfirmon: Jam gati të drejtoj Partizanin

26 Tetor 2021, 11:59Sport TEMA

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria ishte i pranishëm ditën e djeshme në “Air Albania” për të ndjekur derbin Tirana-Partizani. Bardheblutë fituan me rezultatin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Vesel Limaj me penallti. Trajneri brazilian I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” u shpreh se Tirana bëri një ndeshje të mirë, ndryshe nga Partizani që kishte një manovër sulmuese më të avashtë. Ze Maria foli edhe për vizitën e tij në Shqipëri, ndërsa la të hapur mundësinë për t’u rikthyer si trajner në kampionatin shqiptar.

“E vështirë që derbi të luhet bukur, jo vetëm këtu, por në çdo derbi në botë nuk ka ndeshje me shumë gola përveç Real Madrid-Barcelona. Sot ishte frika për të fituar nga të dyja ekipet, Tirana krijoi më shumë në pjesën e parë pastaj u tërhoq mbrapa siçe tha edhe trajneri. Partizani nuk e shfrytëzoi pasi kishte një manovër të ngadaltë.

Partizani duhet të fitojë çdo ndeshje dhe deklaratat e drejtorit nuk duhet të jenë të tilla pasi krijon alibi te lojtarët që të mendojnë se ndeshja nuk u humb nga ana e tyre. Partizani sot humbi nga një gabim, por edhe nuk luajtën mirë. Ishin shumë të ngadaltë dhe I lanë shumë hapësira Tiranës në pjesën e parë. Këto janë gabime që trajneri duhet të punojë në kokën e lojtarëve dhe jo të ankohen për gjyqtarin”.

Si e shikon këtë Tiranë? “Në derbi lojtarët karikohen vetë dhe çfarë duhet të bëjë trajneri? Trajneri duhet të ul pak këtë karikim që lojtarët të arsyetojnë si profesionist. Tirana ka luajtur më mirë në minutat e para dhe mund të kishte shënuar që në fillim, ndërsa më pas u mbrojtën. Nga ajo që pashë Tirana ishte më mirë dhe mund të bëjë akoma më mirë. Është vetëm fillimi I kampionatit, por mendoj se mund të bëjë më mirë”.

Arsyej e vizitës në Tiranë? “Kam ardhur vetëm për të parë stadiumin e ri. E them që jam ndjerë shumë mirë në Shqipëri dhe në Tiranë. Ndoshta mund të kthehem, jam duke folur me disa klube në Europë, kontaktet janë dhe kanë lulëzuar. Nga këto kontakte bën pjesë edhe Shqipëria, por nuk e di nëse do të rikthehem apo jo. E njoh kampionatin shqiptar dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë”.

Mund të drejtoje Partizani? “Trajneri I Tiranës ka luajtur me Partizanin dhe tani drejton Tiranën. Nuk shikoj problem në këtë aspekt dhe unë jam profesionist dhe bëj gjithmonë më të mirë te skuadra që drejtoj”, u shpreh Ze Maria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje