Gazetari sportiv: Jam kundra trajnerëve të huaj, nga 55 vetëm 2 kanë qenë të suksesshëm

25 Tetor 2021, 13:37Sport TEMA

Gazetari Bashkim Tufa i ftuar në studion e “Ora Sport” në RTV Ora me moderator Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani është shprehur kundër trajnerëve të huaj në Shqipëri.

Sipas tij, në futbollin shqiptar mungon infrastruktura që këta trajnerë të shprehin aftësinë e tyre.

Tufa: Unë jam kundër trajnerëve të huaj sepse futbolli ynë nuk ka infrastrukturë që këta të huaj të shprehin aftësinë e tyre. Kukësi për shembull, nuk e di atje ku stërvitet, gjysmë fushë Kukësi, gjysmë Partizani. 

Tani të flasim për taktika dhe gjëra të tjera janë idiotësira sepse gjatë këtyre 30 viteve në futbollin shqiptar ka pasur rreth 55 trajnerë të huaj dhe vetëm 2 kanë qenë të suksesshëm. 

Jo se janë të këqij, por nuk kemi infrastrukturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje