Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar sërish me sistemin VAR në Superiore.
Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Dinamos është zhvilluar pa sistemin VAR për shkak se ekrani që arbitri do mund të shihte rastet e diskutueshme është djegur.
Ky nuk është rasti i parë që një ndeshjes e Superiores luhet pa sistemin VAR, pasi vetëm në javën e kaluar mes Partizanit dhe Kukësit sërish ndodhi i njëjti problem skandaloz.
Edhe pse FSHF-ja ka shpenzuar miliona euro për impelmetimin e tij, kjo gjë po rezulton një dështim total dhe mjaft dyshues për mënyrën skandaloze të menaxhimit.
Në ndeshjen në fjalë kishte disa raste të diskutueshme, që te kërkesat e penalltive nga Dinamo, ashtu si edhe te një prekje topi me dorë e Skukës në aksionin e golit që vendosi ndeshjen.
Me duket se “prishja” e sitemit VAR duket e qellimshme dhe “merite”per kete besoj se ka Sokol Jareci ne bashkepunim me FSHF.