Real Madrid fiton "El Clasicon", thellon krizën e Barcelonës

24 Tetor 2021, 18:20Sport TEMA

Real Madrid mposht Barcelonën 1-2 në Camp Nou duke “vulosur” krizën e katalanasve në këtë sezon dhe duke u ngjitur në krye të La Liga.

Ndeshja u zhbllokua nga austriaku Alaba në minutën 32.

Ndërkohë që Los Blancos mbyllën ndeshjen në minutën e 94-t me Lukas Vazquez, duke e bërë të parëndësishëm golin e parë të Aguero me fanellën blaugrana, lajmi i vetëm i mirë për Koeman.

Me këtë fitore Realit ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla dhe Real Sociedati, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 8 me 15 pikë. /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje