Dinamo nuk zhgënjen në transfertë, triumfon përballë Skënderbeut

24 Tetor 2021, 18:40Sport TEMA

Pas humbjes së pësuar nga Vllaznia javën e kaluar, Dinamo është rikthyer tek suksesi.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Bledi Shkëmbi mori një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në sfidën e sotme të luajtur në transfertë përballë Skënderbeut.

Dianmovitët fituan me rezultatin e ngushtë 0-1, fal një goli të shënuar nga ana e Chinedu në minutën e 69-të të takimit.

Një tre pikësh i artë për Dinamon që ngjitet në vendin e pestë me nëntë pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që java e gjashtë e Superiores mbyllet nesër me sfidën kryesore që është derbi mes Tiranës dhe Partizanit që do luhet në “Air Albania”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje