Reali, makthi i Barcelonës. Statistikat e Klasikeve të fundit në “Camp Nou”

25 Tetor 2021, 08:49Sport TEMA

Real Madrid është kthyer në makthin e Barcelonës. Madrilenët ia kanë marrë dorën katalanasve dhe në 4 Klasiket e fundit ka arritur të grumbullojë 4 fitore.

Camp Nou nuk e tremb më Realin dhe në 9 ndeshjet që ka luajtur aty, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur vetëm një herë, duke fituar 4 dhe barazuar 4.

Dje, Real Madrid mposhti Barcelonën 1-2, Nou duke “vulosur” krizën e katalanasve në këtë sezon dhe duke u ngjitur në krye të La Liga.

Ndeshja u zhbllokua nga austriaku Alaba në minutën 32-të, ndërkohë që Los Blancos mbyllën ndeshjen në minutën e 94-t me Lukas Vazquez, duke e bërë të parëndësishëm golin e parë të Aguero me fanellën blaugrana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje