Nuk është “Air Albania”, në Marsejë Neymar mbrohet nga shishet…me mburoja

25 Tetor 2021, 11:47Sport TEMA
Nuk është “Air Albania”, në Marsejë Neymar

Arbitri francez Turpin ndaloi ndeshjen me Poloninë në Air Albania, për shkak të hedhjes së shisheve ndaj miqve që sapo kishin shënuar. Gjest ky që na kushtoi mbylljen e eliminatoreve pa tifozë.

Por në Francën e Turpin diçka e tillë nuk është risi, dhe çuditërisht nuk shkakton ndërprerjen e ndeshjes.

Në ndeshjen e rëndësishme midis gjigantëve francezë, Marseille-PSG, pamjet tregojnë një moment që nuk ka asnjë të përbashkët me vlerat e sportit, teksa braziliani Neymar ekzekuton një goditje këndi, dhe forcat e sigurisë detyrohen ta mbrojnë atë nga shishet dhe objekte të ndryshme duke përdorur mburoja.

Një akt i rëndë, që la gojëhapur edhe kundërshtarin e tij Dimitri Payet, i cili sheh pothuajse i pashpresë drejt tifozerisë së tij, që në këtë sezon ka qenë protagonistë e shumë ngjarjeve të tilla.

2 komente në “Nuk është “Air Albania”, në Marsejë Neymar mbrohet nga shishet…me mburoja”

  1. Shkodrani says:

    Kjo nuk shfajson veprimet e budallenjve ne Air Albania.
    NQS don te imitosh ndonje gje imito dicka pozitive dhe jam i sigurt qe nga Francezet mund te imitojme gjera pozitive.

    1. pjeter says:

      Kete drejte shoku,por artikulli tregon edhe pordhacerine e arbitrit Turpin,qe ben protagonistin ne vende si Shqiperia dhe nuk ka te njejten kurajo ne nje sifide si ajo e fundit ne France,episodet ishin te njejta,por per arbitrin nuk rrezikonin jeten lojaret,ne Shqiperi po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje