Një pentallti i jep fitoren Tiranës në derbi, Partizani duhet të presë ende për fitoren

25 Tetor 2021, 22:01Sport TEMA

Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.

Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti dhe golin e vetëm të ndeshjes, që mban firmën e Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.

2 komente në “Një pentallti i jep fitoren Tiranës në derbi, Partizani duhet të presë ende për fitoren”

  1. Tull says:

    Don Duka para 3 ditesh tha qe FSHF do te marri masa qe incidente si ato ne ndeshjen me Polonine te mos ndodhin me.Sot u hodhen peseri shishe ndaj lojtareve dhe ndeshja u nderpre per shkak te flakadaneve dhe tymeseve te hedhura ne fusha. Mediat shqiptare madje jane ne delir kenaqesie qe stadiumit Air Albania i vihet flaka.

    http://www.panorama.com.al/sport/video-pamje-qe-na-kishin-munguar-tifozet-djegin-stadiumin-sapo-starton-derbi/

  2. Bravo Korça says:

    Tull, ke të drejtë. Mediat me këto mesazhe dhe artikuj nxisin PRIMITIVIZMIN dhe japin SHEMBULLIN e tyre të INJORANËS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje