“Thyhet” rregulli i qeverisë për derbin Tirana-Partizani, ja sa tifozë do jenë në “Air Albania”

25 Tetor 2021, 16:39Sport TEMA

Vetëm derbi i parë mes tyre dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për të ndjekur një Tirana-Partizani.

Kjo përballje është vitrina e Superiores, teksa shpeshherë edhe media të huaja vëzhgojnë se çfarë ndodh me futbollin shqiptar.

Kjo vjen edhe për shkakun e spektaklit që ofrohet në tribuna nga ana e të dyja tifozerive, Tiranës dhe Partizanit.

Në bazë të informacioneve që janë siguruar deri tani, pritet që kjo ndeshje të shihet nga më tepër se 12.000 tifozë, megjithëse ekziston kapaciteti i 30% që është vendosur nga Qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje