FOTOT: Ngacmime dhe homazh, derbi i banderolave në “Air Albania”

26 Tetor 2021, 16:03Sport TEMA
FOTOT: Ngacmime dhe homazh, derbi i banderolave në “Air

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, ishte një “betejë” e ashpër jo vetëm në fushën e gjelbër. Tifo-grupet e të dyja skuadrave e nisën spektaklin që nga nisja në bazat respektive drejt “Air Albanias”, për të treguar më pas “forcën” me banderolat e shfaqura në stadium.

Ngacmimeve therëse por të zakonshme në përplasje të tilla, ku antagonizmi shkon përtej fushës së lojës.

Ultrasit e Tiranës u tregonin fansave të kuq se “Tirona është qyteti im”, ndërsa nga kampi i “Guerilsave” kërkonin “masakër”. Ndoshta të kuqtë ishin në aktivë në luftën e banderolave, por bardheblutë fituan atë luftë që u dha tri pikë shumë të rëndësishme në garën e kampionatit.

Pati vend, në tribunën e tifozërisë së kuq edhe për t’i bërë homazh një punëtori të thjeshtë (Bajram Ferra) që për tri dekada punoi me pasion në klubin e Partizanit e që pak ditë më parë u nda nga jeta.

2 komente në “FOTOT: Ngacmime dhe homazh, derbi i banderolave në “Air Albania””

  1. Partizani says:

    ti rroje albitri katalve te tiranes

    1. ₩₩₩ says:

      E moret te “gjatin me gunga” ju mamluket e ….parizanit….hahahaha rrini urte tashi mos na “rruni” …lesht…deri “derbin” tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje